Bariu i Mirë

Bariu i Mirë

Bariu i Mirë ishte paraqitja më e bukur e artit kristian, që buronte nga fjalët e Zotit në Ungjill: “Unë jam Bariu, ju jeni delet…”. Kjo paraqitet me një bari që mban në qafë një qengj të vogël, duke e shpëtuar nga rreziku. Të krishterët e parë e quanin Krishtin “Bari” ashtu siç përmendet edhe në librin e një shkrimtari të shekullit të dytë “Bariu i Ermas”. Në disa paraqitje Krishti nuk mban qengjin ndër supe, por një kryq. Paraqitja e Bariut të Mirë mbizotëronte nëpër dhomat e të vdekurve me simbolikën e Shpëtimtarit Krisht, i cili gjatë epokës së përndjekjeve u jepte guxim të krishterëve. Në Bibël ky term është përdorur edhe për drejtuesit e popullit hebre.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]