ÇOLLAKU Lin
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Kapterr në seksionin e Sigurimit të Shtetit në Shkodër, hetues, anëtar partie. U arrestua në moshën 23 vjeçare, më 28 korrik të vitit 1948, bashkë me katër persona të tjerë, si anëtarë të një grupi që, sipas Prokurorisë Ushtarake të Tiranës me funksion në Shkodër, jo vetëm që kanë «bërë agjitacion dhe propagandë me gojë e me shtyp», por për më tepër, kanë dashur «të kryejnë atentate kundër funksionarëve të partisë e të pushtetit». Është një nga hetuesit që u pushkatuan për të mos dalë e vërteta e futjes së armëve në kishë nga Sigurimi në nëntor të vitit 1946.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]