ÇOMI Thoma
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 8 shkurt të vitit 1938, në fshatin Tërbuq (Odrie) të Gjirokastrës. Më 22 shkurt 1963, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 10 vjet heqje lirie për «tradhëti ndaj atdheut». U arrestua sërish më 1975 dhe më 31 dhjetor të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Gjirokastrës e dënoi me 10 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet kohë për «agjitacion dhe propagandë». AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 73.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]