Kapinoku bar

Kapinoku bar

(latinisht: Marrubium vulgare, familja Labiatae)

Përdorimi:
Si drogë shërben pjesa mbitokësore dhe e tharë e kapinokut (emri tjetër bari i qenit). Është bimë barishtore, shumëvjeçare, e zakonshme në vende të thata, të papunuara, pranë banesave, sidomos në zona fushore. Lulëzon në pranverë-verë. Droga shton oreksin, lëngëzon gëlbazën; përdoret si zëvendësuese e kininës në malarie; nxit punën e tëmthit;përmirëson rrahjet e shpejta dhe të çrregullta të zemrës; nga jashtë përdoret në formë banje për mjekimin e plagëve të qelbëzuara dhe kundër pezmatimeve.

Përgatitja:
Dy lugë kafeje me drogën pluhur hidhen në një enë më ujë të sapozier, mbulohet me kapak, lihet 15 minuta. Kullohet dhe pihen 2-3 doza të tilla në ditë. Mund të pihet dhe si pluhur 3-4 herë në ditë nga 1 gram para buke. Ruhet deri në 2 vjet në vende të thata.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ H. Zell [GFDL (http://www.gnu.org/copyleft/fdl.html) or CC BY-SA 3.0 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0)], from Wikimedia Commons

[cite]