Koriandri
Koriandri
(latinisht: Coriandrum sativum)
Përdorimi:
Droga përbëhet nga frytet e thara të koriandrit Frytet përmbajnë esencë të pasur me linalol, i cili ka veti antibiotike. Nxit funksionimin e stomakut, të zorrëve, ndihmon në nxjerrjen e gëlbazës. Prandaj përdoret për largimin e gazrave, për problemet e stomakut, në rastet e mungesës së oreksit. Lehtëson kollën.
Përgatitja:
2 lugë çaji me frytë të copëtuara në ½ gotë ujë të sapozier. Lihet 15 minuta, kullohet, pihet. Pihen 2-3 doza të tilla në ditë. Mund të përdoret dhe siç është, duke ngrënë deri 3 lugë me fryte në ditë. Duhet ruajtur nga minjtë, sepse preferohet prej tyre. Në vende të thata ruhet deri në 2 vjet.
Burime, referenca dhe shënime:
✤ Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ H. Zell – Own work, CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=9611186