Kungulli

Kungulli

(latinisht: Curcuma Pepo, familja Cucurbitaceae)

Përdorimi:
Kungullit i përdoren kryesisht farat, pas këtyre me efekt më të dobët, tuli i frutave. Farat e kungullit përdoren kundër parazitëve të zorrëve si psh. shiriti, askaridet dhe oksiuret. Farat nuk janë helmuese për njeriun prandaj këshillohen të përdoren edhe tek fëmijët. Kanë veti diuretike.

Përgatitja:
Hahen 200-250 fara të freskëta, pa lëvozhga. Dy orë pas ngrënies së farave këshillohet pirja e një doze vaj ricini (fëmijët 1-2 lugë kafeje, të rriturit 2-3 lugë gjelle). Vaji i ricinit jep diarre, prandaj ndihmon në jashtëqitjen e krimbave. Veprimi i farave me kalimin e kohës pakësohet, prandaj duhen përdorur fara më të reja se 1 vjeçare.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Kahvilokki [CC BY-SA 4.0 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/4.0)], from Wikimedia Commons

[cite]