Kumaku
Kumaku
(latinisht: Calendula Officinalis)
Përdorimi:
Lulet kaptina, të thara të kumakut (emra të tjerë mërgjyza) përdoren si drogë. Është bimë barishtore shumëvjeçare. Lulëzon qershor-vjeshtë. Nxit punën e tëmthit, ka veti antibiotike. Nga jashtë shpejton shërimin e plagëve të qelbëzuara, kronike. Përdoret kundër mykut të lëkurës, si qetësuese dhimbjesh dhe në sëmundje të mëlçisë.
Përgatitja:
2 lugë kafeje me lule hidhen në një gotë ujë të sapozier. Gota mbulohet, lihet e qetë 15 minuta. Lëngu kullohet dhe pihet brenda ditës.
Prej drogës mund të përgatitet tinkturë: 5 lugë gjelle hidhen në 100 ml alkool 70% dhe lihen në të për 8 ditë në temperaturë ambienti. Pas kësaj lëngu filtrohet.
Përdoret për rregullimin e ciklit menstrual nga 30 pika tinkturë*3 herë në ditë, të holluara në pak ujë. Për plagë, djegie, tinktura përzihet me ujë të distiluar ose të valuar dhe të ftohur, në raport 1:10 dhe vihet në formë kompresash. Droga ruhet për 18 muaj.
Burime, referenca dhe shënime:
✤ Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Wildfeuer – Self-photographed, CC 2.5, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=1360663