Pisha
Pisha
(latinisht: Pinus sylvestris)
Përdorimi:
Sythet e pishës shërbejnë si drogë. Droga përdoret në kollë, bronkit; si mjet diuretik në pielit; cistit e uretrit. Nga jashtë sythet e pishës përdoren në banja me veprim antiseptik dhe cikatrizues.
Përgatitja:
1 lugë kafeje me sythe hidhen në 1 gotë me ujë të sapozier. Përzierja mbulohet me kapak dhe lihet 15 minuta; kullohet. Pihen 2-3 doza të tilla në ditë. Rrëshira vajore e pishës përdoret për mbylljen e plagëve dhe si mjet baktericid duke e vendosur drejtpërdrejt në plagë. Droga e ruan efektin deri në 18 muaj.
Burime, referenca dhe shënime:
✤ Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Pleple2000 [GFDL (http://www.gnu.org/copyleft/fdl.html) or CC BY-SA 4.0 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/4.0)], from Wikimedia Commons