Pelini

  Bimë, Bimë Mjekësore

Pelini

Pelini

(latinisht: Artemisa absinthium, familja Compositae)

Përdorimi:
Pjesa mbitokësore e tharë e pelinit shërben si drogë. Pelini është i hidhur prandaj përdoret për shtimin e lëngjeve të stomakut dhe për përmirësimin e punës së mëlçisë. Esenca e pelinit ka veti antiseptike. Pelini në doza të mëdha është i helmët dhe mund të dëmtojë trurin. Nuk duhet përdorur nga gratë shtatzëna.

Përgatitja:
1-2 lugë kafeje drogë e copëtuar hidhen në ½ gotë ujë të sapozier. Ena mbulohet me kapak dhe lihet 15 minuta të ftohet, pastaj përzierja kullohet dhe çaji pihet disa herë gjatë ditës, me lugë, gjysmë ore para buke.
Mund të merret dhe si pluhur, 3 herë në ditë nga 1 gr para buke. Droga e ruan veprimin për 18 muaj.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Matt Lavin from Bozeman, Montana, USA (Artemisia absinthiumUploaded Tim1357) [CC BY-SA 2.0 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/2.0)], via Wikimedia Commons


Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "Pelini":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/pelini-2
"Pelini," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018