Rrushqyqja

Rrushqyqja

(latinisht: Sedum acre, familja Crassulaceae)

Përdorimi:
Pjesa mbitokësore e lulëzuar dhe e tharë e rrushqyqes së athët shërben si drogë. Bima përdoret kundër presionit të lartë të gjakut; nga jashtë përdoret për mjekimin e plagëve të qelbëzuara, puçrrave, hemorroideve dhe infeksioneve nga kërpudhat. Në doza të larta jep dhimbje koke, të vjella.

Përgatitja:
1 lugë çaji me drogë të grimcuar hidhet në 1 gotë çaji me ujë të sapozier dhe lihet 15 minuta. Kullohet dhe pihet. Merren 2 doza të tilla në ditë. Droga mund të merret dhe në formë pluhuri, 3 herë në ditë nga 1 gr. Për mjekimin e problemeve të lëkurës çaji përgatitet duke përdorur 2-3 herë më shumë drogë. Meqë çaji në doza të larta provokon të vjella mund të përdoret gjatë helmimeve për zbrazjen e stomakut.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Isidre blanc [CC BY-SA 4.0 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/4.0)], from Wikimedia Commons

[cite]