Rrodhe e madhe

  Bimë, Bimë Mjekësore

Rrodhe e madhe

Rrodhe e madhe

(latinisht: Arctium Lappa, familja Compositae)

Përdorimi:
Rrënjët e thara të bimës përdoren si drogë. Droga përdoret në çrregullimet e aparatit tretës; për forcimin e qëndrueshmërisë së organizmit ndaj sëmundjeve; për shtimin e urinimit; kundër diabetit; nga jashtë për mjekimin e sëmundjeve të lëkurës, ekzemës, proceseve të qelbëzuara, plagëve që shërohen me vështirësi, në zbokthin e lëkurës e lëkurës së kokës.

Përgatitja:
1 lugë çaji me drogë të grimcuar hidhet një një gotë çaji me ujë dhe zihet për 10-15 minuta. Lëngu kullohet dhe pihet. Merren 2-3 doza të tilla në ditë. Droga mund të merret dhe në formë pluhuri, 3 herë në ditë nga 2-3 gr. Për përdorim të jashtëm çaji përgatitet si më sipër, por duke përdorur 2 herë më shumë drogë. Droga ruhet për 18 muaj.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ MurielBendel [CC BY-SA 4.0 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/4.0)], from Wikimedia Commons


Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "Rrodhe e madhe":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/rrodhe-e-madhe
"Rrodhe e madhe," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018