Salepi

Salepi

(latinisht: Gymnadenia, Platanthera të familjes Orchidaceae)

Përdorimi:
Zhardhokët e rinj, të qëruar, të tharë dhe të pluhurosur të bimës kanë veti kurative. Zhardhokët nxirren nga toka në fund të lulëzimit, pastrohen nga dheu, zhvishen nga cipa e tapëzuar, përshkohen në pe, zhyten për disa minuta në ujë që valon për të prishur aftësinë mbirëse dhe thahen në ajër duke i varur në penj. Salepi përdoret në acarimet e mukozës së zorrëve dhe të stomakut; kundër katarreve dhe heqjes së barkut, veçanërisht tek fëmijët; në katarret e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Përgatitja:
1 lugë kafeje me pluhur salepi hidhet në 1 litër ujë të sapovaluar. Pija pihet e ngrohtë, disa herë në ditë, e aromatizuar me erëza. Droga ruhet për 2 vjet.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Fritz Geller-Grimm [CC BY-SA 2.5 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/2.5) or CC BY-SA 2.5 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/2.5)], from Wikimedia Commons

[cite]