Sanëza

Sanëza

(latinisht: Gentiana lutea, familja Gentianaceae)

Përdorimi:
Rrënja ka veti anti-inflamatore, antiseptike, kolagoge, emenagoge, antiparazitare etj. Droga përdoret për shtimin e sekretimit të lëngut gastrik; pas sëmundjeve të rënda për forcimin e imunitetit; në anemi; për uljen e temperaturës së lartë. Nuk përdoret nga nënat me fëmijë në gji sepse i jep qumështit shije të hidhur.

Përgatitja:
10 gr drogë e grimcuar hidhen në 1 litër ujë dhe zihen për 15-20 minuta. Pihen 2-3 filxhanë me çaj në ditë, para buke. Droga mund të përdoret dhe në formë pluhuri 3 herë në ditë nga një majë thike, gjithmonë para buke. Droga ruhet për 2 vjet. (Bimës i është dhënë emri pas mbretit ilir Gentian i cili mendohet se zbuloi se bima kishte veti tonike)

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Poleta33 [GFDL (http://www.gnu.org/copyleft/fdl.html) or CC-BY-SA-3.0 (http://creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0/)], from Wikimedia Commons

[cite]