Sinapi

Sinapi

(latinisht: Brassica nigra, famlija Cruciferae)

Përdorimi:
Farat e sinapit përdoren si drogë. Farat e sinapit të shtypura në ujë, nga jashtë skuqin lëkurën dhe tërheqin gjakun në vendin ku vihen. Prandaj përdoren për shpejtimin e shërimit të sëmundjeve nga të ftohurit, të reumatizmit etj.

Përgatitja:
Llapaja e sinapit përgatitet si vijon: 50 gr miell sinapi përzihen me ujë gjysmë të vakur (25-35 0C), derisa të formohet një brumë i butë. Brumi mbështillet me leckë dhe vihet mbi vendin ku dhemb, lihet në të 15 minuta. Vendi ku vihet llapaja mund të lyhet paraprakisht me pak vaj.
Për mjekimin e ftohjeve dhe reumatizmit merren 25 gr miell sinapi, futen në një qese lecke, e cila zhytet në 2 litra ujë gjysmë të vakur, banja lokale zgjat ~30 minuta. Farat e sinapit nuk zhyten në ujë të valuar sepse humbasin aftësinë vepruese. Droga e ruan veprimin për 18 muaj.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Pancrat [GFDL (http://www.gnu.org/copyleft/fdl.html) or CC BY-SA 3.0 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0)], from Wikimedia Commons

[cite]