Shtrapri

Shtrapri

(latinisht: Capsella bursa pastoris, familja Cruciferae)

Përdorimi:
Pjesa mbitokësore e lulëzuar, pa rrënjë, e tharë e shtraprit shërben si drogë. Droga përdoret për ndalimin e rrjedhjes së gjakut veçanërisht nga mitra (kontrakton muskulaturën e uterusit); për rërë në veshka. Në doza të larta është helmuese.

Përgatitja:
3 lugë çaji me drogë të thërrmuar hidhen në ½ gotë ujë të sapovaluar dhe lihen aty 15 minuta. Pihen 1-2 doza të tilla në ditë, për 10 ditë rresht, para menstruacioneve, për të pakësuar hemorragjinë.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ H. Zell – Own work, CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=9422631

[cite]