Thundërmushka

Thundërmushka

(latinisht: tussilago farfara)

Përdorimi:
Gjethet dhe lulet e thara të thundërmushkës (Tussilago farfara, familja Compositae) shërbejnë si drogë. Përdoret për lehtësimin e nxjerrjes së gëlbazës; për rrallimin e lehtësimin e krizave të astmës; kundër gripit të rëndë; kundër kollës së vazhdueshme. Gjethet kanë veprim të lehtë diuretik. Llapatë me gjethe të freskëta përdoren kundër dhembjes së kyçeve në reumatizëm, podagër, artrozë etj.

Përgatitja:
1 lugë supe me gjethe të thërrmuara (5 gr) zihet në një gotë ujë për 5 minuta. Merren 1-2 doza të tilla në ditë. Kur përdoren lule këto përvalohen në ujë të sapozier.
Për përgatitjen e llapave: Gjethet ndahen nga bishti, lahen, vihen mbi kyçin me dy shtresa, me sipërfaqen e sipërme të gjelbër, mbështillen me napë dhe mbulohen me leckë të leshtë. Nga jashtë droga përdoret në puçrra, në plagë që shërohen me vështirësi, në ekzema.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Andreas Trepte – Own work, CC BY-SA 2.5, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=3800718

[cite]