⦿ GATESAT ME MISËR:
⬛ MIELLI
Ermik misri | Miell misri i bluar trashë. |
Fërratë misri | Bollgur misri |
Krunde misri | Lëvoret e misrit të bluar, që mbeten në sitë kur sitim miellin, mbeturinat e miellit të situr, hime. |
Miell misri | Pluhur i imët, që bëhet duke bluar misrin dhe që përdoret për të bërë bukë e për gatesa të tjera. |
Niseshte | Pluhur i bardhë si miell i imët që nxirret nga kokrrat e disa bimëve, si gruri, misri, patatja etj |
Thërmoqe | Misër i copëtuar në pjesë të vogla si bollgur ose i bluar shumë trashë. |
⬛ MËMËLIGAT
Mëmëligë | Gatesë me miell misri, që përgatitet duke e zier dalëngadalë në ujë të valuar e duke e trazuar deri sa të trashet dhe pastaj përvëlohet zakonisht me gjalpë; përvëlak, bishtalug, kaçamak. |
Bishtalug | Mëmëligë, kaçamak. |
Kaçamak | Mëmëligë me miell misri; përvëlak. |
Këmbëkuqe | Mëmëligë e gatuar me miell misri dhe me sheqer; bukë misri e thërrmuar dhe e fërguar me gjalpë, që hahet me sheqer, me pekmez ose me mjaltë. |
Përvëlak | Bukë misri e hollë, e gatuar me ujë të valë. |
⬛ KULEÇËT
Bisbiq | Kulaç që bëhet me miell misri të situr hollë, me qumësht dhe me gjalpë. |
Kulaç i misërt | Kulaç i bërë me miell misri |
Përcëllak misri | Kulaç i hollë me miell misri, i zënë me ujë të ftohtë dhe i pjekur në hi a në zjarr me flakë. |
Pitush me miell misri | Bukë e vogël; kulaç i pjekur në furrë. |
⬛ QULLAT
Arapash | Qull i trashë me miell misri. |
Bobotë | Qull me miell misri; bukë misri e papjekur mirë. |
Qull me miell misri | Gatesë e përgatitur me miell të skuqur e të zier me ujë a me qumësht. |
Skrop | Lloj qulli me miell misri e me pak qumësht. |
⬛ BUKËT
Babanace | Bukë misri e zënë me ujë të ftohtë dhe e pa kulluar mirë në të pjekur; |
Bukë e kallamboqtë | Bukë misri |
Bukë e misërt | Bukë që është bërë me miell misri. |
Bukë misri | Bukë e bërë me miell misri |
Bukëvale | Bukë e thërrmuar, e përvëluar me ujë të valë, me vaj ose me gjalpë dhe e përzier zakonisht me djathë; gatesë me miell misri të përzier me djathë, që përvëlohet me gjalpë; valë, papare. |
Dhallëtor | Bukë misri e zënë me dhallë a me kos. |
Furracë | Bukë misri e gatuar me ujë të valuar. |
Leqenik | Bukë misri e hollë dhe e ngjeshur që gatuhet me ujë të ftohtë. |
Misërnike | Bukë misri. |
Petullicë | Bukë misri e hollë. |
Qullanik | Bukë e hollë që bëhet me miell misri të përvëluar me ujë të nxehtë ose të trazuar me ujë të ftohtë. |
Qullopitë | Bukë misri e hollë, e zënë me ujë të ftohtë. |
Trazore | Lloj buke e valë, që bëhet me miell misri, me gjalpë e me djathë dhe që piqet në furrë. |
⬛ BYREK/ LAKROR
Qullanik | Lakror me miell misri, që përvëlohet me ujë të nxehtë e përzihet me djathë a me gjizë dhe me vaj. |
Qullopitë | Lloj lakrori me një petë të trashë poshtë; petë të trasha të shtruara në tepsi e të përvëluara me gjalpë. |
Bacarak | Lakror që bëhet me miell misri dhe me presh, me hithra ose me lakra të tjera. |
Bllacore | Lakror me miell misri të shtruar në fund dhe me spinaq a me lakra, me vezë, me gjalpë e me qumësht përsipër. |
Brushtull | Lloj lakrori me dy shtresa me miell misri lart e poshtë, midis të cilave hidhet një gatesë me lakra, gjizë e djathë; lakror misri, misërnik me barishte. |
Kripanik | Lakror i gatuar me miell misri, me gjizë të kripur e me dhallë. |
Kryelanë | Gatesë me bukë misri të thërrmuar e me grimca djathi, që përvëlohet me vaj a me gjalpë; lakror misri me vaj dhe me grimca djathi. |
Laropitë | Një lloj lakrori që bëhet me miell misri të përzier me barishte të ndryshme (zakonisht me spinaq) e me djathë të grirë. |
Pispili | Lakror me miell misri, që bëhet zakonisht me spinaq ose me presh, shapkat. |
Shapkat | Lakror me miell misri, pispili. |
Dhallanik | Lakror misri me dhallë ose me kos. |
Ngastër | Lakror me miell misri dhe me barishte. |
⬛ ËMBËLSIRAT
Byreksheqer | Ëmbëlsirë, që bëhet zakonisht me miell misri, të përzier me gjalpë e me sheqer, të nderë në tepsi e të pjekur në furrë. |
⬛ PIJET
Alkool misri | Alkooli që del nga fermentimi i misrit. |
Burbon | Pije alkoolike që prodhohet në SHBA që duhet të jetë bërë të paktën prej 51% nga misri |
Bozë misri | Pije freskuese, që bëhet me miell meli ose misri të thartuar me brumë buke dhe që ka shije majhoshe |
Vodkë misri | Pije alkoolike që prodhohet nga distilimi i misrit të fermentuar |
⬛ MISËR I ZIER
Bobole | Kokrra misri të ziera e të fryra nga uji, që hahen zakonisht të ngrohta. |
Kakaraç | Misër i zier |
⬛ MISËR I PJEKUR
Misër i pjekur | Misër që është pjekur në zjarr apo në prush dhe që është gati për t’u ngrënë |
Gjel | Kokërr misri e pjekur, që ka plasur në zjarr, pupagjel, gjeldash, kokoshkë. |
Gjeldash | Kokërr misri e pjekur, që ka plasur në zjarr dhe ka hapur anash buzët e bardha; pupagjel, kokoshkë. |
Laradash | Kokërr misri e pjekur, që i ka plasur lëvorja, pupagjel. |
Misër i papjekur | Misër që nuk është pjekur në zjarr dhe nuk është bërë gati për t’u ngrënë |
Misra të përzhitur | Misër përcëlluar në flakë, i përflakur; i djegur pak përsipër; i rreshkur fort a i djegur nga dielli; i thekur pranë zjarrit. |
Pofka misri | Pupagjel; pufkë. |
Pufka misri | Pupagjel. |
Pulë | Kokërr misri e pjekur, por që nuk ka plasur ose nuk është bërë pupagjel. |
Pupagjel | Kokërr misri e pjekur që ka plasur, kokoshkë |
⬛ GATESAT ME MISËR
Mazë | Gatesë e përgatitur me miell misri të skuqur në gjalpë e me ujë të valë, së cilës i shtihet edhe djathë ose mjaltë. |
Bollgur misri | Misër që zakonisht zihet, pastaj thahet në diell e copëtohet dhe që gatuhet më shumë si pilaf |
Dërrmash | Djathë i butë, i thërrmuar e i përzier me bukë a me miell misri dhe me gjalpë, që piqet në furrë a zihet në kusi të mbyllur e hahet i ngrohtë. |
Gjalpanik | Gatesë me miell misri të zier me shumë gjalpë. |
Gjizëtore | Tavë me miell misri, me gjizë e me qepë. |
Hoshmar | Gatesë që bëhet me bukë misri të thërrmuar imët, të përzier, me gjalpë e me djathë të njomë. |
Përshesh me bukë misri | Gjellë që bëhet me copa buke të zhytura në lëng mishi (kryesisht të pulës) ose të përvëluara me ujë të valë, me gjalpë e me erëza |
⬛ USHQIME PËR BAGËTINË
Bullamaç | Ushqim për kafshët a për shpendët, që bëhet me miell, me krunde, me copa bukësh e me ujë ose me miell misri të përvëluar me ujë. |
Njomishte | Bimë, si bari, jonxha, tërfili, misri etj., që u jepen të njoma si ushqim bagëtive dhe shpendëve; |
Silazh me kashtë misri | Ushqim për kafshët, që përdoret zakonisht në dimër dhe që përgatitet duke grirë bimët e duke i lënë të tharmëtohen në gropa a në vende të posaçme të mbuluara. |
Tagji | Tërshërë, elb, misër etj., zakonisht kokrra, që u jepet si ushqim kafshëve të punës ose bagëtive të trasha. |
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Gatime me misër" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/gatime-me-miser