⦿ LLOJET E MISRIT:
⬛ MISRAT SIPAS NGJYRËS:
| Allaxha | Misër me kokrra të përziera të bardha e të verdha, misër larush. |
| Bishtagjel | Lloj misri i verdhë me kokërr të vogël. |
| Dhëmbëkalë | Lloj misri me kalli të madh e me kokrra të bardha e të mëdha; misër i bardhë. |
| Gërtuk | Misër që i bën kokrrat të verdha |
| Misër bullgar | Lloj misri kokërr bardhë. |
| Misër farëbardhë | Misër që i ka farat a kokrrat të bardha. |
| Misër farëkuq | Misër që i ka farat a kokrrat të kuqe |
| Misër i verdhë | Lloj misri me ngjyrë të verdhë |
| Misër laraman | Misër që i ka kokrrat në ngjyra të ndryshme. |
| Misër laran | Misër që i ka kokrrat në ngjyra të ndryshme. |
| Misër laraquk | Misër që i ka kokrrat në ngjyra të ndryshme. |
| Misër larosh | Misër që i ka kokrrat në ngjyra të ndryshme. |
| Misër larush | Misër që i ka kokrrat në ngjyra të ndryshme. |
| Misër sharan | Misër që ka disa kokrra të zeza të përziera me të bardhat |
⬛ MISRAT SIPAS STINËVE:
| Misër gushtak | Misër që piqet në gusht |
| Misër i lashtë | Misër që rritet e zhvillohet në një kohë më të shkurtër se të tjerët, që jep prodhim a piqet më parë se llojet e tjera, i hershëm. |
| Misër i vonshëm | Misër që mbillet në pranverë dhe piqet në vjeshtë; që piqet më vonë se llojet e tjera |
| Misër vjeshtak | Misër që bëhet në vjeshtë |
| Misër vjeshtuk | Misër që bëhet në vjeshtë |
| Misëri hershëm | Misër që rritet e zhvillohet në një kohë të shkurtër që mbillet herët, që jep prodhim më shpejt |
| Zonisht | Misër që mbillet vonë në tokat që kanë qenë me grurë, misër hamullor |
⬛ MISRAT SIPAS MADHËSISË:
| Kaçamol | Kalli misri që ka mbetur i vogël; kalli misri me pak kokrra. |
| Misër farëgjatë | lloj misri me kalli të gjatë, që piqet vonë. |
| Misër farëmadh | Misër që e ka kallirin të gjatë dhe me kokrra të mëdha; kokërrmadh. |
| Misër farëshkurtër | Misër që e ka kallirin të shkurtër dhe që piqet në gusht |
| Misër farëvogël | Misër që e ka kallirin të shkurtër e me kokrra të vogla; kokërrvogël. |
| Misër llapush | Misër që është i gjatë dhe i gjerë si gjuhë |
| Misër shtatlartë | Misër që e ka shtatin të gjatë, me trup të lartë |
| Misër ushtër | Misër i papjekur |
⬛ MISRAT SIPAS MUSTAQEVE:
| Dervish | Lloj misri me shumë mustaqe në kalli. |
| Misër mustaqekuq | Misër që i ka mustaqet si të kuqe. |
⬛ MISRAT PËR FARË:
| Avar | Kalli misri, zakonisht i zgjedhur për farë, që varet në trarët e shtëpisë për t’u tharë e për t’u ruajtur. |
| Faran | Kalli misri që ruhet për farë, misër farës. |
| Farë misri | Kokrrat me të mira e të zgjedhura të misrit që përdoren për të mbjellë. |
| Misër faranik | Misër që ruhet për farë. |
| Misër farës | Misër që ruhet për t’u mbjellë, që lihet për farë. |
| Misër farosh | Misër që lihet a ruhet për farë, farës. |
⬛ MISRAT SIPAS KOKRRAVE:
| Barklepur | Kalli misri me kokrra shumë të rralla dhe i përkulur në mes. |
| Bushtrik | Misër që s’lidh kalli; misër me kallinj të vegjël e me pak kokrra. |
| Kaçaberr | Kalli misri me kokrra të rralla. |
| Misër i shtalpët | Misër që e ka kokrrën të butë e me lëng si qumësht, ende i njomë, shtalpak |
| Misër kalliplotë | Misër që e ka kallirin të mbushur plot me kokrra. |
| Misër katarosh | Misër që ka kokrra të mëdha, të dendura dhe të vendosura njëra mbi tjetrën në mënyrë të çrregullt. |
| Misër zonak | Misër që e ka kokrrën me pak bukë, që vjen si i rrëgjuar |
| Qeros | Kalli misri me kokrra shumë të rralla. |
| Rralluk | Misër që e ka kallirin me kokrra të rralla |
⬛ TË TJERA:
| Hibrid misri | Bimë me tipare të veçanta, që del nga kryqëzimi i dy llojeve të afërta. |
| Kurtuk | Misër që ka mbetur në arë i pakorrur a i pa vjelë. |
| Linjë misri | Pasardhës i një bime, që është fituar nga vetëpllenimi i saj i detyrueshëm, zakonisht gjatë katër ose gjashtë breznish. |
| Misër çatall | Misër që është rritur i ndarë me dysh qysh nga rrënja ose nga trungu. |
| Misër foragjer | Misër që mbillet e përdoret si ushqim për kafshët ose për shpendët |
| Monokulturë misri | Misër që mbillet e rritet për shumë vjet me radhë në të njëjtin vend, në të njëjtën krahinë a në të njëjtën tokë. |
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Llojet e misrit" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/llojet-e-misrit