DUSHKU
✤ (Quercus L.). Dru nga familja ahore (Fagaceae) që në Shqipëri paraqitet në 10-12 lloje. D. është dru gjetherënës ose me gjethe të qëndrueshme të këmbyera, të dhëmbëzuara a të .plota, me lule njëseksore, ato mashkullore të vendosura në gathë të varur, femëroret dalin të veçuara, si dhe 2-5 të rreshtuara në një bosht të vogël, të drejtuar përpjetë, ‘që lulëzojnë në prill-maj. Bën frut një lende të mbështjellë nëzhguallnë trajtë kupe që piqet në shtator-tetor. Dushqet janë të vlefshme për drunë, për lëvoren dhe zhguajt e lendet nga të cilat nxirret tanin, si dhe për gjethet e lendet që përdoren për ushqimin e bagëtisë.

Lloji më i përhapur në Shqipëri është bunga (Quercus petraea Liebl.). Rritet deri në 40 m e lartë e 2-3 m e trashë, me lëvore që tek drurët e motshëm është e çarë, me ngjyrë të murme, me sytha konikë ngjyrë ulliri ose gështenjë, me majë e si me kënde, gjethet deri 25 mm të gjata, të rënshme, të blerta, vezake, me lule mashkullore në gathë 2-5 ‘ cm, ato femërore që çelin 2-7 së bashku e pothuajse pa bisht, lulëzojnë në prill-maj. Bën frut një lende vezake 1-3 cm të gjatë pa vijëza për së gjati, zhgualli pa bisht mbulon 1/3 e lendes. Lendet vendosen 3-7 së bashku. Piqet në tetor. Bunga është përbërës i dushkajeve e takohet në lartësitë deri 1300 m në V e VL, si në Tropojë, Kukës, Pukë, Mat, Çermenikë, Dumre, Librazhd, Skrapar, Përmet etj. Rritet në toka të shkrifëta, të trasha, ranore, por mund të mbijë edhe në toka argjiloranore. U qëndron thatësirave, kërkon vende të hapura e të larta. Shumëzohet me farë, rrallë me fidanë të rritur. Jeton 300-400 vjet. Druja e bungës ka ngjyrë mishi në të verdhë, është elastike, e qëndrueshme në ujë, e shndritshme ahe e rëndë, përdoret për punime detarie, hidraulike, për parket, traversa, kade, qerre etj. Lëvorja e bungës përmban 8-20% tanin e përdoret për regjje, si edhe në mjekësi. Lendet përdoren për të ushqyer derrat. (Ll. T.)

✤ Fshat i ri në rrethin e Lushnjës (V). U ngrit në krahun e majtë të hekurudhës Lushnjë -Rrogozhinë më 1958 me banorë të viseve të ndryshme të vendit. Bën pjesë në NB Frutore. Ka drejtim kryesor frutikulturën. D. ka shkollë të mesme bujqësore, vatrën e kulturës, qendrëz shëndetësore, shtëpinë e lindjes, pika të shërbim;tregtar e komunal. Pranë fshatit ndodhet bust. i Shkurte Pal Vatës, që ra në krye të detyrës gjatë ndërtimit të hekurudhës Rrogozhinë-Fier D. është stacion hekurudhor.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dushku


[cite]