E DREJTA ADMINISTRATIVE
✤ 1. Degë e së drejtës të RPSSH që rregullon marrëdhëniet shoqërore në fushën e veprimtarisë ekzekutive-urdhërdhënëse të shtetit tonë të diktaturës së proletariatit. Burimet kryesore të saj janë Kushtetuta, ligjet më të rëndësishme organike, aktet nënligjore të Këshillit të Ministrave etj.
2. Degë e shkencës juridike që merret me studimin e përmbajtjes, të natyrës klasore, të parimeve të organizimit e të veprimtarisë së administratës shtetërore, të formave e të metodave të punës së saj, të qëllimeve e të detyrave që ka e ndjek ajo, si edhe të mbarë sistemit juridik administrativ në RPSSH.
(Z.B.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – E Drejta Administrative
[cite]