EKSPERTIZA VETERINARE


EKSPERTIZA VETERINARE
✤ Veprimtari veterinare që merret me kontrollin e mishit të kafshëve dhe të shpendve të therura, peshkut, qumështit, vezëve dhe nënprodukteve të tyre. E.V. ka për qëllim të mënjanojë infektimin e njeriut nga antropozoonozet infektive e parazitare gjatë konsumit e gjatë përpunimit të ushqimeve me origjinë shtazore. Kontrolli i produktit blegtoral bëhet nga mjeku veteriner në kombinate, thertore, pikat e therjes dhe qendrat e përpunimit.

(Em.H.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ekspertiza Veterinare


[cite]