EMANCIPIMI I GRUAS
✤ Çlirimi i gruas nga vartësia, nënshtrimi, shtypja e paragjykimet, dhënia e të drejtave të barabarta me burrat në shoqëri, në punë dhe në jetën familjare. PPSH problemin e gruas e trajton sipas marksizëm-leninizmit që pohon barazinë e plotë të gruas me burrin në gjithë jetën shoqërore e familjare, hedh poshtë dhe argumenton shkencërisht falsitetin e të ashtuquajturit inferioritet biologjik të gruas, vlerëson gruan si forcë të madhe të revolucionit dhe të ndërtimit të shoqërisë socialiste. Në socializëm krijohen të gjitha kushtet e mundësitë që gruaja të manifestojë aftësitë e saj në tërë fushat e jetës. Arritja e vërtetë e E. të G. lidhet me revolucionin socialist dhe është pjesë përbërëse e tij. Para Çlirimit shoqëritë me klasa shfrytëzuese Shekuj me radhë e kishin shtypur e shfrytëzuar gruan, ajo trajtohej si skliave e burrit. Por në ato kushte gruaja nuk jetoi e shkëputur nga mjedisi shoqëror, Si e para edukatore e fëmijëve ruante e transmetonte gjuhën, virtutet e traditat e kombit. Me ndjenja të forta atdhetare, liridashëse shpesh gjendej në kuvende me burrat, thoshte fjalën për problemet e mëdha të vendit. Mori pjesë me armë në dorë në luftërat për liri e pavarësi. Janë të njoirura heroinat Nora Kolja, Tringe Smajli, Qerime Galica (Shota), Sado Koshena etj. që luftuan e komanduan edhe çeta luftëtarësh.
Për E. e G. janë bërë përpjekje nga patriotët dhe njerëzit përparimtarë, sidomos që nga periudha e Rilindjes Kombëtare. Forcat patriotike e demokratike e kanë ngritur zërin e tyre të protestës kundër gjendjes së mjeruar të gruas, kundër skllavërisë e padijes që rëndonin mbi të. Lëvizja për E. e G. u shpreh edhe në krijimin e organizatave atdhetare të grave «Ylli i mëngjesit» në Korçë, «Shpresa kombëtare» në Vlorë, «Gruaja shqiptare» në Shkodër etj. Çështja e E. të G. ishte një nga drejtimet e lëvizjes demokratike të viteve 1921-1924. U pasqyrua në programet e shoqërisë «Bashkimi», në shtyp, u krijuan shoqëri të reja të grave etj. Regjimi antipopullor i A. Zogut sanksionoi me ligj pabarazinë, inferioritetin, diskriminimin e gruas. Prandaj përpjekjet për çlirimin e gruas dhe diskutimi i këtij problemi morën përmbajtje klasore.
Gjendja e gruas shqiptare filloi të ndryshonte veiëm pas themelimit të PKSH, që u bëri thirrje grave të mermin pjesë gjerësisht në Luftën ANÇ, si rruga e vetme për çlirimin e tyre kombëtar e shoqëror. Pjesëmarrja masive e grave në Luftën ANÇ shënoi kthesën e parë historike në fatet e grave shqiptare, 6000 gra dolën malit me armë në dorë, qindra, mijëra të tjera i bënë shtëpitë e tyre baza të Lëvizjes ANÇ clhe ndihmuan pa rezerva forcat partizane. Margarita Tutulani, Hibe Palikuqi, Zonja Çurre, Shejnaze Juka e dhjetëra të tjera dhanë jetën për liri. Në zjarrin e Luftës ANÇ Partia krijoi Organizatën e Bashla.rn.it të Grave Antifashiste shqiptare (BGASH, shih), sot BGSH. Pas Çlirimit të vendit dhe me vendosjen e pushtetit popullor para grave u hapën perspektiva të gjera për të fituar pavarësinë ekonomike e shoqërore, barazinë me burrin në të gjitha fushat. Në shoqërinë socialiste gruaja u çlima nga çclo shtypje e shfrytëzim klasor, njëlloj si burri fitoi të drejta politike e iiri demokratike, të eilat i janë sanksionuar me ligje.
Rëndësi të madhe i kushtoi PPSH pjesëmarrjes së gruas në prodhimin shoqëror. Shoqërizimi i mjeteve kryesore të prodhimit, industrializimi soeialist dhe kolektivizimi i bujqësisë krijuan kushte të favorshme për pjesëmarrjen e gruas në punë dhe që të vihej në jetë e drejta e pagës së barabartë për punë të barabartë me burrin, e drejta e sigurimeve sboqërore etj. Bashkë me ngritjen e nivelit arsimor, tekniko-profesional e kulturor u bë një ndryshim i maclh në botëkuptiniin e gruas shqiptare, u rrit ndërgjegjja politike dhe niveli i saj ideologjik.
Pas fjalës historike të sh. Enver Hoxha më 6 shkurt 1967 nisi një etapë e re në luftën për emancipimin e plotë të G. Në gjithë vendin u organizuan mbledhje e kuvende të gjera, ku dënoheshin me guxim zakonet dhe pikëpamjet konservatore, patriarkale feudale dhe borgjeze, besimet fetare, kanunet mesjetare që kishin shërbyer si mjet për skallvërimin e gruas në të kaluarën. Masat popullore vendosnin të shkelmonin përgjithmonë nibeturinat e zakoneve dhe të kanuneve barbare. Gjithë kjo luftë e zhvilluar nën udhëheqjen e PPSH e ka ngritur personalitetin e gruas në shoqëri dhe rolin e saj në ndërtimin socialist të vendit. Gratë japin sot ndihmesën e tyre në gjithë degët e prodhimit material e shpirtëror dhe marrin pjesë gjerësisht në jetën politike shoqërore e kulturore, në qeverisjen e vendit. Ato përbëjnë 30% të efektivit të PPSH, 30.6% të të zgjedhurve në forumet e saj, 40.7% të numrit të anëtarëve të këshillave popullore etj. Në arsimin e mesëm shoqet përbëjnë sot mbi 52% të numrit të nxënësve, kurse në universitet 50% të studentëve. Gruaja jep ndihmesë në degët e shkencës e të teknikës edhe në matematikën e lartë, në arkitekturë, në fizikë, inxhinieri, kimi, në institutet kërkimore që më parë konsideroheshin të paarritshme për gratë etj. Ajo ka afirmuar kudo persona’litetin e saj, në shoqëri dhe në familje. Realiteti i gruas shqiptare përbën një nga fitoret kryesore të revolucionit popullor.
(T.Gjo.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Emancipimi I Gruas