EPIKA POPULLORE
✤ Gjini e poezisë popullore që ka si veçori rrëfimin dhe që përmbledh: epikën legjendare dhe epikën historike. Në të parën përfshihen këngë që bëjnë fjalë për rite,_ zakone e marrëdhënie shoqërore të hershme, si këngët e kreshnikëve, të Mujit e Halilit, Gjergj Elez Alisë etj. Këto dallohen nga legjendarizimi dhe heroizimi i ngjarjeve, stilizimi i gjerë epik, harmonizimi i tyre sipas modelesh artistike të vjetra. Në epikën historike përfshihen këngët historike që japin një pasqyrim më të saktë të reaIitetit dhe më të përeaktuar në kohë e në hapësirë të ngjarjeve. Përfshijnë: a) këngët para pushtimit osman (të Luftës së Kosovës 1389, të luftërave kundër osmanëve të shek.XV, këngët arhëreshe të kësaj periudhe); b) këngët e periudhës së pushtimit osman (cikli i këngëve të kohës së Bushatasve dhe të Ali pashë Tepelenës; cikli i këngëve të kryengritjeve kundër Tanzimatit, i këngëve të Rilindjes deri në pavarësinë komhëtare 1912); c) këngët e periudhës së ndërtimit socialist. Me mjetet karakteristike të gjinisë, në këto këngë vjen jehona e luftërave që ka bërë populli ynë për çlirimin kombëtar e shoqëror, duke marrë nganjëherë edhe vlera dokumentare historike. Duke e ruajtur gjhllërinë edhe në periudhën e ndërtimit socialist, ato pasqyrojnë përpjekjet e gjithanshme të masave punonjëse, nën udhëheqjen e PPSH, për ndërtimin socialist të vendit. Për E.P. janë bërë një varg botimesh, ndërsa problemet e saj janë trajtuar nga Z.Sako, Q.Haxhihasani, D.Shala etj.
(Q.H.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Epika Popullore
[cite]