ETERNITI


ETERNITI
✤ Material i fortë ndërtimi, që përftohet me rrugë industriale nga përzierja e ashestit 15% si material armues) me çimento (85% si material lidhës). E. ka përdorim të gjerë në ndërtimet qytetare dhe industriale, për të mbuiuar çatitë, për të prodhuar pllaka e tuba të ndryshëm. Si rregull në ind. e E. përdoren përzierje të disa llojeve të asbestit me gjatësi të ndryshme fijesh, si dhe çimento portland e markave M 400, M 500 dhe M 600. Për prodhimin e tubave prej E. përdoret çimento që i qëndron më mirë veprimit gërryes të ujërave. E. prodhohet në Fabrikën e Eternitit, të ngritur në Vlorë në afërsi të Fabrikës së Çimentos më 1966, që përdor si lëndë të parë çimento e asbest. Prodhon lloje të ndryshme pllakash dhe tuhash prej E. Më 1982 prodhimi i tyre ishte afro dy herë më i madh se më 1972.

(A.Pe.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Eterniti


[cite]