FATOSI
✤ (1950). Revistë e përdyjavshme letrare-artistike e ilustruar për nxënësit fatosa (shih), organ i KQ të BRPSH. Numri i parë doli më dhjetor-janar 1950. Pas një ndërprerjeje rifilloi të dalë në maj 1959 një herë në muaj, më pas dy herë në muaj. Boton shkrime letrare e publicistike dhe ka disa rubrika shkencore si «Për kureshtarë të vegjël», «Mësojmë e zbavitemi», «Kur? Ku? Kush?», «Vëshguesit e vegjël». Krijimtaria artistike ka edhe synime edukative, njohëse për lexuesit e vegjël (6-9 vjeç) dhe i ndihmon ata për të pasuruar dijet shkollore. (Xh.Be.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fatosi


[cite]