FESTIVALET E KËNGËS PËR FATOSA E PIONIERË
✤ Veprimtari muzikore që organizohen çdo vit nga Shtëpitë e Pionierit në të gjitha rrethet e Shqipërisë. Paraqitet krijimtaria e re në gjininë e këngës për fëmijë, zakonisht e ekzekutuar nga vetë fëmijët e moshave të ndryshme. Ekzekutohen këngët e zgjedhura nga krijimtaria e paraqitur në rreth për atë vit. Marrin pjesë këngëtarët më të dalluar të rrethit, kori i Shtëpisë së Pionierit dhe zakonisht dy ose tri formacione orkestrale, nga të cilat njëri i përbërë me vegla populiore.
Nga krijimtaria e zgjedhur në festivalet e rretheve organizohet Festivali Komhëtar i këngës për fatosa e pionierë në qytetin e Shkodrës. Këngët ekzekutohen në dy interpretime të shoqëruara zakonisht nga 5 formacione orkestrale, pre; të cilave një simfonike dhe një me vegla popullore. Me përjashtim të orkestrës simfonike, katër formacione orkestrale janë të përbëra prej vefë fëmijëve.
(S.Gj.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Festivalet E Këngës Për Fatosa E Pionierë
[cite]