FIDANISHTET


FIDANISHTET
✤ Qendra për shumëzimin e bimëve, ku rriten fidanë të nevojshëm për mbjelljet e reja të drurëve frutorë, të pyjeve dhe të bimëve zbukuruese. Shumëzimi bëhet me fara, me rrënjëzimin e copave të drunjëzuara ose me lastarë të gjelbër. Për të shtuar kultivarët që nuk mund të shtohen me copa, bëhet shartimi. Në Shqipëri F. janë të ndara. F. e drurëve frutorë ndodhen në të gjitha rrethet e vendit. Në to mbillen farat, copat etj. dhe u kryhen shërbimet kulturore derisa fidani të jetë rritur dhe të jetë i gatshëm për t’u tejmbëltuar në pemishte. Këto F. kanë disa sektorë, si: farishtet, eopëtaret, vijat e fidanishtes, shartësoret, pemëtoret-mëma etj. Ka F. të specializuara për prodhimin e një lloji ose grupi llojesh. dhe F. frutore kombëtare për kultura të posaçme të përqendruara në disa rrethe. F. pyjore prodhojnë fidanët për mbjelljen e pyjeve të reja, ndërsa F. e ekonomisë komunale prodhojnë e rrisin fidanët e bimëve zbukuruese (shih).

(R.O.—T.Gj.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fidanishtet


[cite]