FIER-SEMANI


FIER-SEMANI
✤ Fshat në rrethin e Lushnjës (J). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Babunjë, Gradishtë, Gungas, Spolatë, popullsia gjithsej 3750 banorë. Këshilli NÇ u ngrit më 1943. U çlirua në tetor 1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1956. Koop. e bashkuar me qendër F.S. është ngritur më 1959. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithit dhe të bimëve industriale. F.S. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fier-Semani


[cite]