FILJA NIKOLLË


FILJA NIKOLLË
✤ (1682-1769). Folklorist e poet arbëresh. Ishte nga fshati Munxif (Mezzoiuso) i Sicilisë. Shkroi dhe përshtati në të folmen arbëreshe vjersha lirike me përmbajtje fetare, të mbështetura në folklor. Përshtati shqip edhe një Doktrinë ië krishterë. La një dorëshkrim me këngë popullore e shkrime të tij, që u gjendën në një kodik në Kieuti, një qendër arbëreshe (shih: Dorëshkrimi i Kieutit). Me këtë veprimtari N.F. renditet midis folkloristëve të parë arbëreshë. Këngët popullore të këtij dorëshkrimi u botuan nga M.Markianoi (shih) në «Këngë popullore shqiptare» (Foggia, 1908).

(Q.H.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Filja Nikollë


[cite]