FILOZOFI


FILOZOFI
✤ Portret në mermer, në madhësinë natyrore, zbuluar nga gërmimet arkeologjike të v. 1958 në Apoloni (i mbiquajtur Demosteni). Trajtimi realist i fytyrës dhe vështrimi i humbur thekson botën e brendshme të pasur, zgjuarsinë, forcën e karakerit, por edhe tërheqjen nga bota e pasigurt që e rrethonte. Punimi i pastër, prirja për idealizimin e tipareve, kontrasti ndërmjet fytyrës e flokëve e përcaktojnë si punë të shkollës së skulpturës apoloniate të fundit të shek.II të e. re. Gjetja e një portreti tjetër të të njëjtit person në një moshë më të shtyrë dhe të kurorëzuar dëshmon se kemi të bëjmë me një filozof vendas.

(N.C.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Filozofi


[cite]