FINANCAT SOCIALISTE


FINANCAT SOCIALISTE
✤ Sistem marrëdhëniesh monetare objektive që drejtohen nga shteti për krijimin dhe përdorimin me plan të fondeve monetare të centralizuara dhe të fondeve që disponojnë ndërmarrjet e kooperativat bujqësore. Këto fonde përdoren për nevoja të riprodhimit të zgjeruar socialist, për masa social-kulturore, për mhrojtjen e vendit e për mbajtjen e aparatit administrativ.

F.S. kanë si hazë materiale prodhimin shoqëror, rritjen sistematike të së ardhurës kombëtare (shih) dhe sidomos të së ardhurës neto të shoqërisë. Ato janë të qëndrueshme, sepse mbështeten në zhviliimin me plan, në mënyrë të pandërprerë, e me ritme të larta të prodhimit socialist. Si marrëdhënie monetare e si pjesë e marrëdhënieve ekonomike socialiste financat luajnë rol aktiv dhe ushtrojnë ndikimin e vet pozitiv mbi zhvillimin e ekonomisë, dhe veprimtaritë e tjera shtetërore. Për zbatimin e . politikës financiare kanë clhënë ndihmesë me veprimtarinë e tyre organizuese edhe Oiriako I-Iarito e Mateo Gjoni.

(B.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Financat Socialiste


[cite]