FJALA E SHOKUT ENVER HOXHA NË MBLEDHJEN E 81 PARTIVE KOMUNISTE DHE PUNËTORE NË MOSKË


FJALA E SHOKUT ENVER HOXHA NË MBLEDHJEN E 81 PARTIVE KOMUNISTE DHE PUNËTORE NË MOSKË
✤ (1960). Fjalim i mbajtur nga shoku Enver Hoxha më 16 nëntor 1960 në emër të PPSH, në mbledhjen e 81 partive, e cila i zhvilloi punimet në Moskë prej 10 nëntorit deri më 1 dhjetor 1960.

Në këtë fjalirn për herë të parë demaskohet hapur para lëvizjes komuniste ndërkombëtare revizionizmi hrushovian, pikëpamjet, teoritë, qëndrimet e praktikat e tij antimarksiste e kundër-

revolucionare dhe përkrahet e zhvillohet më tej marksizëm-leninizmi për shumë probleme të rëndësishme të lëvizjes së sotme komuniste e punëtore botërore. Shoku Enver Hoxha me argumente të pakundërshtueshme marksiste-leniniste hodhi poshtë tezat kundërrevolucionare të mbrojtura nga Hrushovi dhe pasuesit e tij se gjoja kapitalizmi dhe imperializmi i sotëm ka ndryshuar natyrën e tij, se qysh sot mund të krijohet «një botë pa armë, pa ushtri e pa luftëra» dhe shtroi e argumentoi tezën marksiste-leniniste se imperializmi, në radhë të parë ai amerikan, nuk e ka ndryshuar e nuk mund ta ndryshonte natyrën, se ai është agresiv dhe i tillë do të mbetet

Një kritikë parimore i bëhet në këtë fjalim interpretimit dhe zbatimit oportunist të bashkekzistencës paqësore nga udhëheqja sovjetike.

Një vend të rëndësishëm në këtë Fjalë zë dhe problemi i rrugës së fitores së revolucionit socialist. Në kundërshtim me Hrushovin dhe pasuesit e tij që përhapnin tezën oportuniste e tradhtare se gjoja revolucioni mund të fitojë dhe kalimi në socializëm mund të arrihet me rrugë paqësore parlamentare, shoku Enver Hoxha theksoi me forcë se mësimet e Marksit e të Leninit edhe për çështjen e revolueionit mbeten të patundura, se rruga revolucionare me dhunë është rruga e gjerë e fitores së revolucionit, se «deri tani asnjë popull, asnjë proletariat dhe asnjë parti komuniste e punëtore nuk e ka marrë pushtetin pa gjak e pa dhunë».

Në Fjalën e tij shoku Enver Hoxha hodhi poshtë akuzat e pathemelta dhe shpifjet e Hrushovit e të grupit të tij ndaj Stalinit. Ai ripohoi edhe një herë se Stalini ka qenë e mbetet një marksist-leninist i shquar dhe shprehu bindjen se veprën e mirë e të pavdekshme të tij duhet ta mbrojnë të tërë marksistë-leninistët revolucionarë.

Shoku Enver Hoxha, pasi argumentoi se ngjarjet në Hungari, në Pdloni e gjetkë më 1956 e kishin burimin në kursin antimarksist të Kongresit XX revizionist të PK të BS dhe ishin një shprehje konkrete e dëmit dhe e rrezikut të tyre, tha se PPSH në kritikën që i bënte vijës revizioniste të I-Irushovit dhe të pasuesve të tij, nisej vetëm nga qëllimi për të ruajtur unitetin e lëvizjes komuniste ndërkombëtare dhe të kampit socialist, i cili nuk mund të ruhej pa i nxjerrë në shesh pikëpamjet dhe qëndrimet antimarksiste, pa i dënuar rreptë dhe pa i ndrequr ato mbi baza marksiste-leniniste.

Fjala e shokut Enver Hoxha në mbledhjen e 81 partive në Moskë më 1960 është një mbrojtje e shkëlqyer e marksizëm-leninizmit, një kontribut i shquar për ta vënë lëvizjen komuniste e punëtore botërore në rrugë të drejtë, një goditje e fuqishme kundër revizionistëve hrushovianë dhe pasuesve të tyre.

(O.H.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fjala E Shokut Enver Hoxha Në Mbledhjen E 81 Partive Komuniste Dhe Punëtore Në Moskë


[cite]