HISTORIA E KOSTUMEVE DHE E MODЁS NЁ MESJETЁ 

 

Veçoritё e modёs gjatё periudhёs sё Mesjetё

Periudha e mesjetës u nda në dy periudha: Romake dhe barbare.

Epoka romake karakterizohej nga lindja e feudalizmit, fillimi i luftërave fetare dhe nga influenca arabe në kostumet europiane.

Epoka barbare ndahej në dy momente: gotike dhe gotike e mëvonshme, që të dyja karakterizoheshin nga një influecë e modës franceze. Në të dyja periudhat ishte tendenca drejt linjave të gjata vertikale.

Veshjet në periudhën e mesjetës janë gjetur, të ruajtura mirë, në veriperëndim të Europës. Në Danimarkë janë gjetur veshje të leshta, të endura, si tunika dhe funde. Këto ishin kryesisht veshje në të gjithë gjatësinë e trupit dhe mbaheshin në mes me rripa lëkure ose kapse metalike.

Rrobat nuk ishin gjithmonë të thjeshta, por të  ndërthurura me dekorime me ngjyra të kundërta, veçanërisht në skajet dhe fundet e veshjes. Burrat vishnin pantallonat, mundësisht të mbyllura në fundet e tyre për mbrojte, edhe pse studiusi  Boucher  thotë se pantallona të gjata janë gjetur shumë. Gjithashtu janë përdorur shaje leshi, si dhe kapele me lëkurë të kafshëve, për t’i mbajtur ngrohtë.

Në këtë kohë ishin përhapur edhe veshjet bizantine. Bizantët prunë veshje shumë lluksoze dhe me modele të ndryshme, të endura dhe të qepura per shtresat e larta të shoqërisë së atëhershme. Ndërsa për të shtypurit e klasat e ulta ofronin veshje te ngjyrosura me një cilësie më të ulët. Me kohë veshja romake ishte zëvendesuar nga chiton të gjatë  (lloje kemishe)  për të dy gjinitë, mbi të cilat shtresat e larta  mbanin veshje të ndryshme të tjera, si xhaketa tip dalmat, të rënda dhe të shkurtëra. Të dyja këto veshje fiksoheshin në shpatullën e djathtë. Dollaket ( tip corapesh qe visheshin nga kyci i kembes deri tek kupa e gjurit) dhe corapet vesheshin shpesh në atë kohë.

Veshjet europiane ndryshuan gradualisht në vitet  400 -1100. Burrat e popujve pushtues, në përgjithësi vishnin tunika të shkurtëra, me rripa dhe me pantallona të dukshme, corape ose dollake. Popullatat e romanizuara dhe institucionet kishtare mbetën besnike  ndaj tunikave të gjata romake, që përfaqësonin kostumin zyrtar të tyre.

Elita e shoqërisë vishte rroba prej mëndafshi, të importuara nga bota bizantine, dhe  më vonë nga bota myslymane, ndoshta me materiale prej pambuku. Ata mund të vishnin dhe veshje prej liri të zbardhur apo leshi të lyer, me modele të thjeshta, të endura vetë në Europë. Por veshjet e dekoruara ishin shumë të përhapura, edhe pse nuk mund të flitej në atë periudhë për art të këtyre veshjeve. Shtresat e ulëta shoqërore vishnin veshje të zonave të tyre, prej leshi të dredhur me dorë, të shoqëruar me ornamente të ndryshme të qëndisura ose të endura me ngjyra në struktura tezgjahu. Pambuku ishte fill, tekstil i endur dhe i ngjyrosur, që në lashtësi. Me ketë material janë veshur popujt e Indisë së Lashtë , Egjiptit dhe Kinës.

Qindra vjet përpara, që në epokën kristiane, tekstilet e pambukut ishin të endura në Indi, me veti të parakrahasueshme dhe më vonë perdorimi i tyre u përhap në vendet  mesdhetare e sjelle nga tregtarët arabë. Maurët prezantuan kultivimin e pambukut në Spanjë.  Një material tjetër që është përdorur në këtë periudhë është edhe mëndafshi. Shkëmbimi i tekstileve luksoze ishte mbizotërues në Rugen e Mëndafshit. Rruga tregtare është iniciuar rreth 114  vjet p.e.s nga dinastia Han, edhe pse më herët tregëtia në të gjithë kontinentet ekzistonte tashmë. Tregtia në Silk Road ishte një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e qytetërimeve të mëdha të Kinës, Egjiptit, .Mesopotamisë e Persisë (nga nënkontinenti Indian) dhe Romës, si dhe ndihmoi për të hedhur themelet për botën moderne.

Veshjet në shekullin e XIII  kishin karakteristika se ishin të gjata, tunika vija-vija me xhaketa të gjata apo mantele në stile të ndryshme. Kostumi gjatë këtij shekulli në Europë ishte shumë i thjeshtë për të gjinitë dhe mjaft uniformë në të gjithë kontinentin.Veshjet për të dy gjinitë ishin relativisht të ngjashme dhe kanë ndryshuar shume ngadalë. Shumica e veshjeve, duke përjashtuar ato të shtresave të pasura të shoqërisë,ndryshuan shumë ngadalë, deri tre apo katër shekuj më parë.Gjatë këtij shekulli ka pasur zhvillim të madh të ngjyrimit të leshit.  Për të pasur sa më shumë larmi veshjesh, ngjyra ishte shumë e rëndësishme. Bluja u prezantua si ngjyra më e kërkuar dhe më në modë, duke u miratuar nga mbretërit e Francës si ngjyra e tyre heraldike.

 

Ngjyrat, format, prerjet e veshjeve nё mesjetё 

 

Veshjet në Europën e shekullit XII dhe XIII mbeten shumë të thjeshta për të dy gjinitë, dhe mjaft uniforme në të gjithë nenkontinentin. Kombinimi tradicional i tunikës së shkurtër rme geta për burrat dhe tunikës së gjatë, poshtë gjurit, për gratë e burrat e shtresave të pasura mbeten normale. Shumica e veshjeve, sidomos jashtë shtresave te pasura, ndryshoi pak apo aspak. Shekulli i XIII pati një përparim të madh në ngjyrosje. Liri u përdorur gjithnjë e më shumë për veshje, që ishin në kontakt të drejtëpërdrejtë me lekurën. Ndryshe nga leshi, liri mund të pastrohet dhe të zbardhet në diell. Pambuku i importuar, i papërpunuar nga Egjipti apo dhe gjetkë, është përdorur për mbushje ose lloje të ndryshme pëlhurash si beze e të tjera. Në pjesën veriore të Europës, mëndafshi ishte një luks i importuar dhe shumë i shtrenjtë. Moda italiane e mëndafshit e asaj periudhe paraqiti modele të përsëritura të gërshetimit të mëndafshit në Bursa (vend në Turqi) nga Kina   që vinin nëpërmjet Rrugës së Mëndafshit. Historianët kulturorë dhe kostumografë kanë shpjeguar se mesi i shekullit të XIV-të shënon shfaqjen e “modës” së njohur në Europë. Nga ky shekull e tutje ndryshimet perëndimore të modës  patën një ritëm mjaft të lartë, të panjohur në qytetërimet e tjera, qoftë të lashta apo bashkëkohore. Në shumicën e kulturave  të tjera vetëm ndryshimet e mëdha politike, të tilla si pushtimi myslyman i Indisë, prodhuan ndryshime radikale në veshje.Në Kinë, Japoni dhe Perandorinë Osmane moda ndryshoi pak përgjatë disa shekujve. Në këtë periudhë veshjet e drejta dhe të gjata u zëvendësua nga veshje të lakuara, që përshtateshin më mirë me format trupore, duke përdorur kështu gajtanët dhe butonat. Moda që mbizotëroi në këtë periudhë ishte e tillë, veshje me dy ngjyra, nga dy pëlhura të kundërta, një copë në çdo anë. U realizua për burrat në mesin e shekullit dhe ishte veçanërisht  e populluar në gjykatën angleze. Ndonjëherë vetëm çorapet kishin ngjyra të ndryshme në çdo këmbë.

Veshjet ndaheshin në veshje për punë dhe veshje për shërbime të tjera. Burrat vishnin një tunikë (eshtë këmishë), xhaketë e shkurtër ose xhaketë të gjatë mbi një këmishë prej liri. Xhaketa e gjatë ishte në formë drejtëkëndëshe, me një vrimë për të futur  kokën. Me kalimin e kohës këto pjesë u bashkuan dhe formuan një tunikë të gjatë pa mëngë. Më vonë tunika mori një individualitet të veçantë. Ajo kishte formën e xhaketës me mëngë me kapak, si dhe shoqërohej me kapuçë me ngjyrë. Dhe me vone tunikat u  paraqitën në formën e një manteli, që i ngjante deri diku një manteli modern akademik. Pra manteli kishte thjesht një pamje formale. Burrat gjithashtu vishnin çorape dhe këpucë.

Veshjet e familjeve mbreterore ishin të veçanta, si nga prerjet , ashtu dhe nga materiali luksoz i përdorur . Flokët dhe mjekra e moderuar ishin në gjatësi normale dhe në përgjithësi flokët e tyre ishin të një stili “pageboy”. Këpucët ishin të qepura enkas për mbretërit dhe klerikët e lartë.

Veshjet e burrave për punë përbëheshin nga një xhaketë e shkurtër ose tunikë me rrip. Ata mbanin çorape të gjata ose dollak në këmbë, te cilat kishin gjatësi të ndryshme, shpesh të dukshme. Shoqëruese të këtyre veshjeve ishin: kapelja (me një kapak të rrumbullakë, me nje buzë të vogë); bereta (ashtu si ato modernet franceze, e plotësuar me një skedë të vogël në krye), kesula (kapuc i bardhë me lidhëse, që shtrëngoheshin nën mjekër), kapele  kashte ( shume e përhapur për punëtorët e fermave), si dhe kapuç, që ishte i lidhur me rrethin e qafës e që binte mbi supe

Muzikantët vishnin dy tunika të gjata, njëra mbi tjetrën (fig.1). Tunika është e përbërë nga dy pëlhura me ngjyra të ndryshme. Kjo veshje është e shekullit të XIII, në Spanjë.

Grate vishnin një fustan të lirshëm, me mëngë të gjata, të ngushta dhe një rrip të ngushtë në bel, që ishte uniformë. Mbi këtë veshje vishnin një xhaketë pa mëngë. Gratë më të pasura veshjet i kishin me shumë qëndisje, dhe mantelin e mbanin të hedhur nga pjesa e kurrizit , duke e lidhur para gjoksin, e përbërë nga materiali i leshit. Gratë vishnin çorape e këpucë lëkure, ashtu si burrat. Në kostumin e grave ishte dhe bereta, e cila mund të qëndronte mbi kokë ose në formë kapele me lidhëse. Kjo kapele mund të ishte nje “kësule gruaje”,  e cila më shumë i ngjante një kapele pa strehë, që mund të ishte e thjeshtë ose e komlikuar. Flokët, shpesh, mblidheshin nga një rrjetë, që quhej Crespine, e dukshme vetëm në pjesën e përparme të fytyrës. Më vonë, në shekullin e XIII, bereta dhe kësula u shndërruan në shirita të ngushtë rrobe, kështu flokët mund të mbuloheshin me Crespine, e cila binte mbi veshë. Kësula dhe bereta ishin të bardha, ndërsa Crespina mund të ishte me ngjyrë ose ari. Mbulesa me shami dhe perdja e shekullit të XII (shihet ende ne murgeshat sot) është veshur kryesisht nga gratë e vjetra dhe të veja.

 

Përgatiti
Adriana Cibaj Zeko

[cite]
Comments
All comments.
Comments