HISTORI E KOSTUMEVE DHE E MODËS GJATE RILINDJES DERI NË REVOLUCIONIN FRANCEZ
Veçoritë e materialeve dhe veshjeve që janë përdorur gjatë kësaj periudhe.
Moda në periudhën 1500-1550 në Europën Perëndimore është shënuar me veshje voluminoze veshur me një bollëk të shtresave (një reagim ndaj temperaturave të ulta sidomos në pjesën veriore të Evropës dhe të Ishujve Britanik). Varacionet rajonale të modës së veshjeve që kanë lindur në shekullin e XV-të u bënë më të theksuara në shekullin e XVI-të. Në veçanti, veshjet e vendeve të ulta, shtetet gjermane e ato skandinave morën drejtim të ndryshëm nga ai i Anglisë, Francës, dhe Italisë, edhe pse të gjithë ishin të zhytur nën ndikimin kthelljues dhe formal të veshjes spanjolle pas mesit te 1520. Përpunimi i veshjeve popullore në Gjermani gjatë kësaj periudhe ishte i ulët. E zeza ishte veshur gjithnjë për raste formale .Tantella e ngritur u përdor shumë në mesin e shekullit të 16-të. Valëzimet u rritën nga një rudhosje e thjeshtë në jakë ose në forma të pafundme, si rrota e qerres. Në shumicën e tyre, ekstravagante, valëzimet kërkonin mbështetje me tela, të cilat u bënë më mirë në veshjet italiane. Dallime të mprehta vihen re në mes të modeleve të protestantëve në Angli dhe në Hollandë, të cilat kishin ende ndikim të rëndë spanjoll ndaj atyre të gjykatave franceze dhe italiane. Lulëzim i madh i tantellave të qëndisura ka ndodhur në këtë periudhë. Format gjometrike që rrjedhin nga prerja e copës u përpunuan me tantella të qëndisura. Gjatë periudhës së rilindjes ndryshoi struktura shoqërore dhe mënyra e jetesës. Veshjet “bumin” e zhvillimit e arritën gjatë kësaj koh, ku shtresat e ndryshme sociale ekonomike krijuan degëzimet e tyre të mirëfillta. Kjo u nxit edhe nga zhvillimi i arteve të bukura, duke identifikuar edhe vetë periudhën e rilindjes, ku ndryshimet historike sollën transformim rrënjësor në të gjitha aspektet e jetës sociale, mënyrën e jetesës, komunikimit, zhvillimit ekonomik etj. Elementët që pasuronin veshjet e kësaj periudhe i kanë rezistuar kohës në shekuj dhe janë përdorur edhe në veshjet moderne. Rilindja lindi në Itali, por u zhvillua edhe në të gjithë Europën, duke ndryshuar modën në këtë kohë nga njëri qytet në tjetrin. Leshi mbeti pëlhura më popullore në të gjitha klasat, e ndjekur nga liri dhe kërpi. Materialet e prodhuara prej leshi kishin cilësi shumë të mira. Ngjyrimi i këtyre materialeve ishte shumë i pastër dhe me ngjyra të forta. Materiale si mëndafshi dhe kadifja janë parë gjithnjë dhe më shumë në veshjet italiane gjatë kësaj kohe. Fustanet me lule dhe ngjyra të shumta u bënë një dizajnë dominues i këtyre veshjeve. Mëndafshi i prodhuar në tezgjah filloi të realizohej në këtë periudhë në vende si Firence, Genova, Venecia, Valencia dhe Sevillia. Si prosperitet gjatë kësaj kohe u rrit klasa e mesme urbane, duke përfshirë edhe puntorë të kualifikuar, të cilët filluan të vishnin rroba më komplekse që pasuan, në një distancë, modelet e përcaktuara nga elitat. Variacionet kombëtare në veshje u rritën shumë gjatë këtij shekulli. Moda gjatë kësaj periudhe është shoqëruar me veshje voluminoze. Pëlhurat ishin të qëndisura dhe me zbukurime në sipërfaqe. Linjat e ngushta u zëvëndësuan me një siluetë të gjërë, konike për gratë, me gjërësi në hije dhe supe. Mëngët ishin në qëndër të vëmëndjes. Moda Europiane në dekadat e hershme të shekullit XVI-të u dominua nga rivaliteti i madh mes Henry VIII të Anglisë dhe Francis I të Francës. Por fuqia në rritje e modës gjatë kësaj periudhe ishte Charles V, mbret i Spanjës, si trashëgimëtar i stilit dhe i modës së zhvilluar. Fluksi i kësaj mode, të zhvilluar në Spanjë, ndryshoi dinamikën e tregëtisë në të gjithë Europën Perëndimore, duke sjellë në rritje pasurimin e veshjeve të rëmbyera nga shijet Spanjolle. Një element karakteristik i modës gjatë kësaj periudhe të hershme është moda Barok, e cila është parë për herë të parë ne Hollandë dhe në një periudhë të dytë në Francë. Një element tjetër i modës, që është përdorur gjatë kësaj kohe, ishte rokoko-ja, e cila është e karakterizuar nga mbretëria e Lugjit të XV. Në gjysmën e parë të vitit 1700, ku Stili ROKOKO sundonte mbi të gjitha mbretëritë e asaj kohe dhe kjo erdhi si pasojë e zhvillimit të rrymës së artit me të njëjtin emër në të gjithë Evropën. Në 1700-ën veshja veneciane do të ndryshonte nga të tjerat, në lidhje me veshjet, sepse mbretëria e kësaj kohe me qender në Venecia do të niste përdorimin e maskave që do të bëheshin pjesë e pandarë e kostumit, dhe që prej asaj kohe Venecia mbahet si kryeqyteti Europian i Karnavaleve. Romanticizmi eshtë një tjetër etapë e ndryshimit të veshjeve, duke u njohur si një ndër rrymat më realiste të kohërave. Veshjet pësuan një lloj kthimi drejt reales dhe pa egzagjerime të tepruara. Gjysma e parë e viteve 1800 ka një ndryshim thelbësor me gjysmën e dytë, sepse në këtë të fundit veshjet u kthyen në kohë dhe fryrja e poshtme, në formë këmbane e tyre, filloi të predominonte.
Ngjyrat, format dhe prerjet e veshjeve gjatë periudhës së rilindjes.
Moda europiane në dekadat e hershme të shek.të XVI-të është dominuar nga rivaliteti i madh mes Henry të VIII-të të Anglisë dhe Francis I të Francës, por fuqia në rritje ishte Charls i V-të mbret i Spanjës, Napolit dhe Sicilisë nga 1516-a, trashgimtar i stilit. Fluksi prej ari dhe argjendi nga Bota e Re në Spanjë ndryshoj dinamikën e tregëtisë në të gjithë Europën Perëndimore, gjë që dominoi pasurimin dhe rritjen e veshjeve nga shijet spanjolle. Siç thamë dhe në temën e mësipërme veshjet filluan që të dallohen sipas vendeve ku përdoreshin. Ndryshime pësuan jaka, gjatësia e palltos, si dhe pantallonat. Zhvillim të madh mori tantella e qëndisur. Veshja e burrave përbëhej nga një këmishë prej liri fillimisht pa jakë, por më pas me jakë të lartë dhe kjo ndodhi kryesisht nga mesi i shek XV-të. Jaka u mblodh në një rreth të ngushtë në formë rrudhash e më pas në formë të vallëzimit. Xhamadani është me mëngë që puthiten ose të prera, të cilat lejonin pëlhurën e këmishës për t’u dukur nga xhamadani. Xhaketa zakonisht ishte e prerë në pjesën poshtë belit, e cila bëhej për të zbuluar xhamadanin poshtë saj dhe me funde të plota deri në gju. Veshjet e grave shpesh ishin me material leshi, për të ruajtur ngrohtësinë dhe u bënë me mëngë. Fillimisht këto veshje ishin të gjata deri te kyci i këmbës e më pas u shkurtuan deri te gjuri.
Në fustanet e grave mënga zakonisht shkonte deri në bërryl, ajo mund të shkurtohej ose të realizohej një prerje e ndarë në dy pjesë, të cilat bashkoheshin së bashku. Palltot ishin të gjata, por më vonë rreth viteve 1660 u bë shumë e shkurtër, vetëm duke arritur në fund të kafazit të brinjëve, e cila më shumë i ngjante një xhakete bolero. Gjatë vitit 1660 mëngët ndryshuan shumë nga bërryli e poshtë. Palltot ishin të hapura ose me butona në pjesën përpara. Një faktor i përbashkët ishin veshjet me shumë sythe në formën e fjongove rregulluar mbi supe dhe në pjesët më të ulëta të mëngëve palltot ishin të gjata dhe mjaft të gjera, si dhe me mëngë mbi bërryle. Rreth vitit 1670 është përdorur jeleku, i cili vishej nën pallto. Shpesh kjo u quajt diçka lluksoze, e cila i jepte më shumë paraqitje femrës. Xhepat në të dy anët e veshjeve ishin vendosur horizontalisht apo vertikalisht. Jelekët me mëngë u përdorën gjatë periudhës së dimrit, për të shtuar ngrohtësinë në trup. Një veshje tjetër ishte këmisha me jakë ose me shall. Këmishat me jakë, me mengë të gjata, me ngjyrë të bardhë, mbeti e vetmja veshje konstante gjatë gjithë periudhës, edhe pse me ardhjen e jelekut është parë më pak. Jaka zinte një vend të vogël në veshjen e këmishës, më pas u rrit në madhësi, duke arritur deri tek supet.Nga mesi i vitit 1660 jaka është zhdukur dhe ka mbetur vetëm shalli, Iidhur ndonjëherë me një hark të vogël të shiritit. E kuqja ishte ngjyra më e zakonshme për harkun, veç kësaj është përdorur bluja dhe ngjyra të tjera. Harku dhe shiritat u rritën shumë në madhësi rreth vitit 1680. Nga mesi i 1690-ës harku u bë shumë i madh dhe shiritat u fshinë. Shalli vishej gjithmonë poshtë palltos dhe vazhdonte deri tek gjoksi. Pantallonat ishin një veshje tjetër, që pësuan ndryshime. Nga mesi i vitit 1650 në Europën Perëndimore pantallonat ishin shumë të lirëshme, të cilat kishin më tepër karakter femëror. Ato ishin zbukuruarë zakonisht me shumë fjongo rreth belit dhe rreth gjunjëve, kryesisht në pjesën e jashtëme të këmbës. Në vitin 1660 popullariteti i tyre i kaloi të gjitha kufijet. Ato zakonisht visheshin me një kemishë mbi to. Këmisha u dekorua rëndë me fjongo në bel dhe në fund të skajeve të saj. Gajtësia e pantallonave ishte zakonisht mbi gju, por mund të kalonin dhe poshtë gjurit, nga ku dukeshin çorapet. Me popullaritetin në rritje të palltove të gjata dhe të jelekut pantallonat u braktisën, duke i dhënë favor më shumë kilotave të ngushta dhe të rehatshme. Këto lloj pantallonash të ngushta ishin teë gjata mbi gju ose poshtë gjurit, të cilat jepnin një arsye të mundëshme të këmbëve të gjata. Zakonish materiali i pantallonave ishte i njëjtë si në përbërje dhe në ngjyrë me atë të palltove. Këpucët dhe aksesorët kanë marrë zhvillim popullor gjatë kësaj periudhe, ndonëse mbetën në përdorim çizmet për kalërim dhe ndjekjet në natyrë. Këpucët me qafa, që visheshin me çorape të gjata me material prej liri dhe me tantella, mbetën në modë edhe kur çizmet humbën popullaritetin e tyre. Zakonisht këpucët ishin me majë ose me majë katrore, të lidhura me fjongo dhe të zbukuruara me harqe. Rreth vitit 1680 këto lloje këpucësh u bënë më pak të përshtatshme, thembra u rrit në lartësi, me takë të kuqe, që ishte mjaft popullore, e shoqëruar me një fjongo të vogël. Gjatë kësaj periudhe njerëzit mbanin mbi flokët e tyre paruke të gjata dhe me kaçurrela, të cilat binin mbi supe. Parrukja u bë shumë e modës, zakonisht për njerëzit që punonin nëpër gjykata. Këto lloje parukesh jepnin pamjen e flokut më të trashë dhe më të plotë se floku natyral. Çdo ngjyrë natyrale e parukeve ishte e përdorshme. Gjatë vitit 1680 parukja u nda në tri pjesë:
E para: përfshinte pjesën e qendrës që binte poshtë para supeve.
E dyta: prapa kokës që vazhdonte në të gjithe gjatësinë e saj.
E treta: një masë e kaçurrelave që rrjedhin poshtë supeve dhe mbrapa.
Në Francë, Angli dhe Vendet e Ulëta, u përdorën kapelet e zeza me mbulesë në pjesën e prapme. Ato ishin kapelet Gable, një tel në formën e flokëve, si pjesë muri mbi kulm të shtëpisë. Në këto kapele kishte kinda të gjata, të qëndisura, që binin në fytyrë dhe një vello të lirëshme, që binte pas, e më pas Gable do të jetë e veshur në disa shtresa, që fshehin flokët plotësisht dhe kinda me vellon do të mbështeten në mënyra të ndryshme. Gjatë kësaj periudhe në Itali kemi një rikthim të propocioneve, në sensin që humbet vertikalja dhe ka avantazhe horizontaliteti. Veshja e burrit ishte e ndërtuar nga farset, që kishte mëngë lehtësishtë të lëvizshme, këmisha e bardhë dhe manteli. Në këto kohë veshjet ishin të shkurtëra, flokët ishin të modeleve të ndryshme. Kurse gruaja vishte një veshje të sipërme si pelerinë, gjithashtu mbante mantel dhe kapuç të shoqëruara me bizhuteri, që i mbanin në duar. Në kokë mbahej një vello, e cila kapej me flokët. Gratë zakonisht vishnin korse të ngushta dhe pallto, duke bërë që beli i tyre të dukej më i hollë. Fundi kishte një formë trekëndore përpara, i shoqëruar me një Topadë, i cili ishte një mantel komplet i thurrur rreth trupit. Në Francë kostumi mori një formë më të butë sesa fundet e Spanjollëve, që ishin cilindrikë dhe me valëzime. Burrat vishnin të brëndëshme deri te gjuri, të cilat shoqëroheshin edhe me çorape që kishin ngjyra të ndryshme, të mbajtura sipër gjurit me llastikë. Në periudhën e parë të Barokos u vunë re ndryshimet në veshjet e meshkujve, pantallonat u bënë më të gjata dhe më të ngushta, të shoqëruara me çorape mëndafshi. Si këpucë filluan të përdornin çizmet me thumba, duke bërë në një farë mënyre rritjen e imazhit të vetvetes. Përsa i përket veshjes së femrave zhduken zhuponët dhe këmishat bëhen me jaka të thjeshta dhe me tantella, si dhe me mëngë të gufuara, të shoqëruara me xhaketa Bolero. Në krah hidhnin dy llojë veshjesh: Manteun i cili ishte një fund që kishte një bisht në pjesën e fundit dhe një veshje tjetër që kishte mëngë të gjata. Në vënd të korses përdoreshin rrotëza lëkure, të thurura përreth pjesës së barkut, të cilat jepnin idenë e nje trupi të gjatë. Për të dy sekset përdorej një kapele e arnuar me pupla. Në gjysëm periudhën e dyte të Barokos burri vishte pantallona shumë të gjëra, të ngushta në bel dhe të dekoruara me kordele, me rrudha tek baza dhe me këpucë të bëra prej mëndafshi, të cilat ishin me majë katrore ose me majë të rrumbullakët. Një jelek ishte i preferuar si xhaketë, ndërsa gruaja vazhdonte me dekoltet e mëdha. Tantellat ishin përsëri shumë të përdorëshme për të dy sekset. U vu re përdorimi i parukeve dhe maskave. Nga kjo periudhë moda Franceze filloi të dominojë në të gjithë Europën. Ndërsa veshjet rokoko kishin një stil tjetër. Burri vishte një jelek me prerje, me një linjë të rrumbullakosur, me kopsa fallco dhe pa mëngë. Rendingota është veshur nga gratë dhe u bë dicka shumë e re. Përdorimi i këmishave personifikonte pasurinë, të cilat ishin me pala dhe tantella. Gruaja vishte bustin dhe fustanin me korse, me jakë shumë të ulët dhe katrore, por me martesën e Luigjit të XV me vajzën e ish mbretit të Polonisë, moda e veshjeve ndryshoi sipas Hungarezëve. Fundi ishte me krodona, lule, fjongo me thurrje dhe valëzime. Një e re tjetër është shalli me Chiffon, i cili mbulonte një pjesë të dekoltesë. Nga mezi i vitit 1700 fundet vinin deri tek kavilja, duke bërë të mundur të dukeshin këpucët prej mëndafshi.
Përgatiti
Adriana Cibaj Zeko