MODA GJATЁ VITEVE ’80 – ‘90
Tiparet dalluese të modës në veshje gjatë viteve ‘80-‘90
Gjatë viteve ‘80 modës ju kushtua një rëndësi e veçantë, e diktuar nga stilistët e mëdhenj. Këto vite u konsideruan si vitet e markave. Duke u nisur nga veshja, nuk ka më dallime shoqërore, njerëzit përpiqeshin të kishin rroba cilësore, pra evidentonin veten e tyre me luksin e prodhimit në seri. Nuk ka më asnjë rregull në lojën e modës, e cila filloi të degëzohej. Një vizion ishte kthimi tek natyra ,artizanati, romantikja, duke sjellë një formë të re bukurie dhe një tjetër perceptim estetik. Parisi vazhdoi të kishte suksesin, por Italia krijoi stilistë të mëdhenj e me famë botërore, falë cilësisë së qepjes dhe pëlhurave shumë të mira, sa që eksportet italiane patën një sukses të madh. Stilistë të famshëm gjatë kësaj periudhe kanë bërë emër me koleksionet e tyre. Ngjyrat mbizotëruese të viteve ‘80 janë e kuqja me të zezë, e verdha me të zezë, jeshile me të zezë, etj. Kostumet e prodhuar nga stilistët janë me shpatulla katrore, stil uniformë i lojtarëvë të hokeit, e shoqëruar me bizhuteri (varëse me rruaza të mëdha, me ngjyra të kuqe e të zeza me shkëlqim). Koleksionet përzihen me referenca të periudhave të ndryshme historike, duke sjellë një estetike të thjeshtë të veshjeve bashkëkohore. Vitet ‘90 ishin vitet e ndryshimeve të mëdha. Një Evropë e Bashkuar është një shpresë për përfitime ekonomike, civilizuese dhe tregëtare. Oferta e teknologjisë kontribuon që moda të krijojë një person ndërkombëtar. Në Itali, stilistë si: Fendi, Armani, Valentino, Versace, Moschino impresionojnë skenën ndërkombëtare. Kolektivizimi, në të gjitha fushat, kërkoi kujdes personal, njohjen, individualizmin dhe diferencizmin. Pasojat nga e kaluara, abuzimet me shëndetin personal kthen në ushqim gjimnastikën sistematike. Jepet emfazë në atletikë dhe në trupin e mirëformuar, që është këndshëm brenda rrobave me prerje të tejdukëshme ose provokuese. Gruaja shrehet e lirë në garderopën e saj dhe shquhet dëshira e zjarrtë për dallim personal, me ndjenjën ‘Asnjë nuk është njësoj si unë’. Ngjyrat e ylberit në veshjet e regbiman (veshjet e sportit regbi) janë shumë të zakonshme gjatë kësaj periudhe. Aksesorët janë evituar, pra bëhen ‘të pastër’ në material, volum dhe model. Ngjyrat mbizotëruese janë e bardha, bezha, gështenja, kafe, si dhe përdorimi i materialeve natyrore (mëndafsh, pambuk, lino, lesh, etj). Në kundërshtim me vitet ‘80 veshjet bëhen me shpatulla të ngushta, bel i fshehur, pantallona të gjera, këpucë fine dhe të lehta. Veshjet sportive dalin nga stadiumet, për t’u përdorur nga stilistët. Pra gjatë kësaj dekade nuk e përcakton dot një stil të veçantë, pasi kemi përzierje të elementëve të ndryshëm të dekadave.
Çështja 2: Evolucioni i veshjeve të femrave gjatë viteve ’80 – ‘90.
Gratë visheshin me agresive, pasi ishin të përfshira në botën e punës dhe mënyra e tyre reflektohej edhe në veshje. Kostumet pantallona –xhaketë, që qëndruan gjatë gjithë dekadës, kishin shpatulla të mbushura dhe me kënd. Xhinset, minifundet dhe kostumet e gjatë visheshin shumë gjatë kësaj kohe. Gratë filluan që t’i jepnin rëndësi feminilitetit të tyre, duke e theksuar këtë me anë të veshjeve të brendëshme (si një rikthim tek zhartieret). Kostumet nxisnin luk-un total të femrës, të cilët ishin me një shumëllojshmëri kombinimesh në dyqanet e firmave të ndryshme prestigjoze, si Calvin Klein, Armani, etj. Aksesorët, si parfumet, u bënë elementë të rëndësishëm shoqërues të kostumeve. Blerjet u bënë një mjet dëfrimi për gratë. Gjatë kësaj periudhe veshjet e natës marrin një përdorim të gjerë tek femrat, nga pulovrat shumë të bukura nga Missoni dhe ato të Benetonit, të cilat ishin me çmime të arsyeshme. Gjithshtu u kthyen gëzofët me versionin sintetik, të krijuara për brezin e ri. Stilistë të ndryshëm kanë prezantuar koleksione veshjesh, nga më të ndryshmet. për femra dhe si të tilla mund të përmendim: Dolce-Gabbana. Në vitin 1985 Dolce Gabbana prezanton koleksionin e parë të gruas, duke bërë një reklamë të fuqishme. Karakteristikë të veshjeve të tyre janë përdorimi i materialeve të cilësisë së lartë për një publik të ri, për prerje të thjeshta dhe provokuese. Veshjet e femrave gjatë kësaj kohe janë shumë të sofistikuara dhe shumë shokuese. Të gjitha veshjet janë të shoqëruara me çanta dhe aksesorë të ndryshëm (lule, pendë, etj). Profesionalizmi në prerje dhe përzgjedhja e materialeve ishte kthyer gjatë kësaj dekade në një tabu të mirëfilltë.