MODA GJATË FILLIM SHEKULLIT XXI

 

Tendenca tiparet karakteristike të modës gjatë fillim shekullit XXI

Në shekullin që lamë pas  Franca dhe Italia mbajnë lidershipin ose super fuqinë e stilistëve, por sot mund të themi me bindje të plotë që spuntot e kërkimeve te reja “novatorizmi” vijnë nga Anglia, Japonica dhe pse jo dhe nga Belgjika. Moda karakterizohet nga shumëngjyrshmëria, sharmi misterioz, mbivendosja, superstrukturimi, asimetria dhe kryqëzimet, stile këto që alternohen me luksin, risinë apo nostalgjiënë për modelet e vjetëra. Për herë e më shumë, veshjet po vihen në qëndër të vëmëndjes nëpërmjet revistave të modës, pasarelave të veshjeve, të cilat pasurojnë modën nga viti në vit. Lartësia e shpatullave mbetet e njëjtë, pa dhe me vata, pantallonat ngrenë lëhtësisht belin, fundet janë të gjata dhe të shkurtra, simetrike dhe asimetrike. Xhinsen pasurohen me perla, diku me qëndisje nën efektin hipi, duke bërë që herë herë të lulëzojë romanticizmi. Kjo mbështetet edhe në rishikimin modern të kohës së mësjetës. Sigurisht që mund të kemi dhe pak Dandy – imazhin etnik të Diva të Hollyëood-it, duke na dhuruar një pamje mashkullore, të ndërtuar mbi traditën efikase të shekujve në vitet ‘30. E zeza mbetet pre e stilistëve dhe tashmë është kthyer në konturin e të tashmes, të ardhmes dhe të shkuarës së modës. Nuk ka egzistuar kurrë një modë e re, që në fillimet e saj, nuk krijon entuziazëm në masë dhe mbeshtetje pranë saj, duke haruar lehtësisht që në realitet moda është pasqyra jetësore e shoqërisë, në të cilën jetojmë duke reflektuar përdorimet, shijet e botës në një periudhe të caktuar historike. Në fushën ë modës gjithçka është e kordinuar dhe zhvillohet gradualisht. Parashikimet për vitet e ardhshme u rezistojnë në mënyrë të pagabueshme politikave të përbashkëta botërore dhe realitetit  të ri ekonomik.  Tre janë elementët kryesor që ndikojnë në modën e sotme. Sjellja rigoroze që përfaqësojnë një shpërbërjë në mes të neoklasticizmit me lojra të përsëritura, dritë-hijet, si dhe destrukturimet. Linjat janë relativisht të holla dhe të rehatshme, luks i kërkuar por diskret. Stili barok aristokrat, romanticizmi, legjendat dhe misteret triunfojnë gjatë këtij shekulli. Dallohen copat e çmueshme, kontrasti i ndritshmën, shkëlqimet shumëngjyrshme, qëndrisjet, peliçet e të tjera. Takimi mes së resë dhe jetëgjatësisë janë një element tjeter i fantazizë, të shoqëruara me grisjet, provokimet dhe shpirtin rebel. Kodet etnike dhe tonalitetet që shoqërojnë, janë tepër të forta dhe bazohen tek e kuqja, roza antike, bordoja, jeshilja pastel, bizelja, bluja, e bardha në gri, e kuqja perlë. Këto ngjyra vijnë në tonalitet e metropoleve të restauruara.

 

Materialet tekstile që do të jenë në përdorim gjatë kësaj periudhe.

Moda është një stil popullor apo praktik, veçanërisht në veshje, këpucë, aksesorë, kozmetikë, etj . Moda është një prirje e veçantë dhe shpesh e përherëshme në stilin në të cilin një person veshet. Edhe pse industria e modës është zhvilluar për herë të parë në Evropë dhe Amerikë, që nga vitin 2014 është një industri ndërkombëtare dhe shumë e globalizuar, me veshje të dizajnuara shpesh në një vend, të prodhuara në një tjetër, dhe të shitur në mbarë botën. Për shembull, një kompani amerikane e modës mund ta furnizohet me pëlhura në Kinë dhe kanë rroba të prodhuara në Vietnam, transportuar në Itali, dhe depozituar në një magazinë në Shtetet e Bashkuara, për shitje me pakicë në shumë shtete. Industria e modës ka qenë prej kohësh një nga punëdhënësit më të mëdhenj në Shtetet e Bashkuara. E tillë mbetet edhe sot në shekullin e XXI . Megjithatë, punësimi në industrinë e modës, në SHBA  ka rënë ndjeshëm, pasi krahu i punës është me kosto më të ulët në vendet në zhvillim, veçanërisht në Kinë . Për shkak se të dhënat për industrinë e modës në mënyrë tipike janë raportuar për ekonomitë kombëtare dhe shprehen për shumë sektorë të veçantë të industrisë, shifrat agregate për prodhimin botëror të tekstileve dhe të veshjeve janë të vështirë për t’u saktësuar. Megjithatë, industria e veshjeve është përgjegjëse për një pjesë të konsiderueshme të prodhimit ekonomik botëror.

Revistat e modës përfshijnë fotografi të dizajneve të ndryshme të modës dhe u bënë edhe më me ndikim se sa në të kaluarën. Në qytete, në të gjithë botën, këto revista janë kërkuar shumë pasi dhe kishte një efekt të thellë në shijet e publikut në veshje. Ilustrues të talentuar tërhoqën vëmendjen e  modës për botimet, të cilat mbulonin zhvillimet më të fundit të modës dhe bukurisë

Media luan një rol të rëndësishëm kur është fjala për modën. Për shembull, një pjesë e rëndësishme e modës është gazetaria e modës. Kritika editoriale, udhëzimet dhe komentet mund të gjenden  në televizion dhe në revista, gazeta, faqet e internetit të modës, rrjetet sociale dhe blogg-et e modës. Në vitet e fundit, Blogg-et e modës dhe videot e YouTube janë bërë një frymëzim i madh për përhapjen e tendencave dhe këshillave të modës. Nëpërmjet këtyre mediave lexuesit dhe shikuesit në të gjithë botën mund të mësojnë rreth modës, duke e bërë atë shumë të arritshme.

Gjatë këtij shekulli përdorimi i materialeve të veshjeve është shumë i madh. Këto materiale janë të tilla ,si ato me origjinë bimore (pambuku,liri ), me origjinë shtazore (leshi,mëndafshi), si dhe fibrat e prodhuara nga njeriu (artificial apo sintetike). Një e re që vihet në dukje është edhe përdorimi i materialeve të riciklushme.

Industria e modës përbëhet nga katër nivele :

  • prodhimi i lëndëve të para, kryesisht fibrave dhe tekstileve, por edhe lëkurë dhe gëzof
  • prodhimi i mallrave të modës nga dizenjuesit, prodhuesit, kontraktorët dhe të tjerë
  • shitjet me pakicë
  • forma të ndryshme të reklamimit dhe promovimit

Këto katër nivele përbëhen nga shumë sektorë të ndarë por të ndërvarur, të cilët janë përkushtuar ndaj qëllimit për të kënaqur kërkesën e konsumatorëve për veshje.

 

[cite]
Comments
All comments.
Comments