MODA GJATË VITEVE ’40 – ‘50
Tendencat e modës gjatë viteve 40-50
Më 3 shtator 1939 shpërtheu Lufta e II Botërore, e cila vazhdoi deri në 1945. Kjo solli një dekadë me krizë të përgjithëshme ekonomike. Gjatë kësaj dekade çdo gjë ishte e kufizuar përfshirë dhe materialet që përdoreshin për veshje. Si rezultat i kësaj krize ishte e domosdoshme që të krijoheshin veshje të thjeshta, por edhe duke ruajtur bukurinë e paraqitjes së saj. Përdorimi i kostumeve u bë shumë i rëndësishëm gjatë kësaj periudhe. Xhaketat ishin me dizenjo me vija ose me katrore dhe me shpatulla e vata të mbushura. Gratë që punonin në shërbimin e luftës filluan që të përdornin pantallonat si domosdoshmëri praktike. Në Britani veshjet racionoheshin në mënyre rigoroze me anë të një sistemi të pikëve (ndaheshin në mënyrë proporcimale), të nxjera nga Bordi i Tregëtisë. Për shkak se ushtria përdorte shumë ngjyrën e gjelbër dhe kafe, prodhuesit përdorën shumë ngjyrën e kuqe në veshje. Në Angli shumica e grave vishnin funde në afërsi të kupës së gjurit, me bluza të prera thjeshtë ose këmisha të shoqëruara me xhaketa me shpatulla të gjëra. Xhaketat Eisenhoëer u bënë shumë popullore në këtë periudhë. Këto xhaketa ishin tip i bluzës së mbyllur në gjoks e të paisura me një rrip në bel. Për shkak të luftës moda aktuale Evropiane nuk ishte në lartësinë e duhur. Në Amerikë lindi dega e Bashkimit të RRobave Amerikane duke dhënë kështu origjinën e modës Amerikane. Një element i rëndësishëm i veshjeve, që lindi në këtë periudhë, ishin pulovrat që u përdorën nga divat e Hollyëood-it. Ndërkohë gjendeshin kudo fustane të zeza mbrëmjeje dhe fustane me kollare të bardha dhe doreza. Aksesorët u bënë shumë të rëndësishëm, ndërsa getat zëvëndësuan pantallonat. Gjatë Luftës së II Botërore Christian Dior u kufizua shumë në modelimin e veshjeve. Koleksioni që ai dha gjatë kësaj periudhe ishte stili i një busti që zbuste formën e drejtë të shpatullave, si dhe përdorimin e fundeve të mbushur (falë përdorimit të fund –këmishës), s dhe pëlhurat me rrudha. Veshjet e mbrëmjeve të burrave ishin xhaketa me pantallona, me bel të lartë. Xhaketa ishte me tre kopsa dhe këpucët ishin me dy nuanca (bardhe e zi). Pas luftës së II Botërore filloi të shfaqej një stil i ri jetese, si dhe ndryshim i modës së veshjes. Më 12 shkurt 1947 Christian Dior nis mbledhjen e parë të shtëpisë Dior. Koleksioni i ri u shfaq si historia e modës me titull “New Look” (pamje e re). Veshjet u karakterizuan nga një gjatësi deri në mes të kupës së gjurit, me pantallona të gjera e me bel, me xhaketa me bust të vogël dhe linja të harmonizuara të supeve. Silueta e re, radikale, u bë shumë shpejt popullore, duke ndikuar shumë në dizenjimin e modës edhe për shumë vite të tjera, që vijnë më pas. Si rezultat i këtyre veshjeve lindi dhe modelimi i veshjeve të brendëshme, me materiale të reja. Pas luftës, figurës femërore i’u vu shumë rëndësi. Veshjet u shoqëruan me aksesorë të shtrenjtë, si xhevahire dhe perla, si dhe përdorimi i dorezave. Veshjet e ditës nuk pësuan ndonjë ndryshim të madh. Fustanet e mbrëmjeve u bënë me pala e u shoqëruan me xhaketa të shkurtëra tip bolero, fundet u bënë të ngushtë në pjesën e poshtëme. Dizenjuesi Coco Chanel bëri konturimin e kostumit klasik, me pëlhura me kuadrate e me shumë, ngjyra të shoqëruara me kapëse të arta, këpucë të hapura te gishtat, si dhe çanta krahu. Në këtë kohë Italia doli në plan të parë në modën botërore. Gruaja ideale nxirrte në pah bustin, duke minimizuar pamjen e belit dhe duke përdorur veshjet me ripa dhe fustanet me jaka V që bënë të mundur nxjerrjen në pah të kraharorit. Pra veshjet u bënë më shumë provokative. Veshjet e vajzave u karakterizuan nga stili i pulovrave, fundeve te shndritëshme, rrypave të gjatë. Djemtë vishnin xhaketa të zeza lëkure, xhinse dhe këmisha, ndërsa burrat vazhdonin të vishnin xhaketa mono me shpatulla me vata, pantallona pa mansheta, të shoqëruara me kapele stil “ borsalino”, i cili ishte shumë modern, ndërsa xhaketat stil smoking përdoreshin për ceremonira. NeW York ishtë bërë një qëndër amerikane shumë e fuqishme e dizenjimit, gjatë dhe pas luftës. Veshjet sportive u bënë frymëzuese të njërëzve gjatë kësaj periudhe në Amerikë. Pantallonat u bënë të ngushta dhe me gjatësi deri tek kyçi i këmbës. Hoseboy, një stil tjetër i pantallonave, me gjatësi nën gju, mbetën në modë gjatë kësaj dekade. Këto veshje sportive shoqëroheshin me veshje të brendëshme, stil bikini. Flokët më shumë janë të qethur shkurt ose shumë shkurt, duke përdorur gjithnjë e më pak kapelet. Ngjyrat më të përdorura të materialeve të veshjeve të mbas luftës ishin grija dhe bluja. Përbërja e këtyre materialeve ishte e plotë. Zakonisht copat e xhaketave ishin njëngjyrëshe, të dizenjuara me vija të holla.
Ndikimi i zhvillimit industrial gjatë viteve 40-50
Lufta e II-të Botërore kufizoi dhe pengoi zhvillimin e modës. Gjatë luftës qeveritë e ndryshme ne botë i orientuan fabrikat e tekstilit që të prodhonin veshje te ndryshme ushtarake. Lufta e dytë botërore solli shumë ndryshime rrënjësore në industrinë e modës. Pas luftës emri i Parisit si qëndra globale e modës filloi te tkurrej dhe veshjet e gatshme, me prodhim masiv, u bënë mjaft të kërkuara, pasi popullsia e kishte shumë të domosdoshme veshjen. Me përhapjen e ngrohjes qëndrore në ambjente të ndyshme ku punohej filloi dhe epoka e veshjeve me kujdes minimal dhe e tekstileve më të lehta, si dhe u futën në përdorim veshjet sintetike. Për shkak të sasive shumë të mëdha, ciklet e prodhimit ishin më të gjata se ato të shtëpive të modës. Një element tjeter është dhe shfaqja e dyqaneve të veshjeve në rrugë, gjë që solli një kërcënim për mjeshtërit e modës. Vitet ‘50 ishin karakterizuar si një kohë mirëqënie dhe evolucioni teknologjik. U zhvillua shumë prodhimi i materialeve të reja që përbëhëshin nga fibra sintetike (nailoni, orloni). Prodhimi i këtyre fibrave e bëri njeriun më të pavarur nga natyra. Gjithashtu u rrit shumë gama e asortimenteve, u përmisuan disa veti të prodhimeve tekstile, si qëndrueshmëria, hollësia, ngjyrimi, stampimi etj. Futja e fibrave kimike kishte leverdi të madhe ekonomike, prodhimet e tyre ishin me kosto të ulët krahasuar me shumë prodhime të prodhuara me fibra natyrore. Si rezultat i krijimit të fabrikave të ndryshme gruaja doli nga shtëpia dhe u bë me e pavarura dhe më e pasur, duke u realizuar në shoqëri dhe jashtë familjes. Ndryshimi drastik në transportin botëror ishte nje burim që inkurajoi përdorimin ë fabrikave të tekstilit atje ku ishte krahu i punës më i lirë. Përparimet e reja të transportit detar, hekurudhor apo atij rrugor uli shpenzimet e transportimit të mallrave, e cila çoi në tregtimin e veshjeve me çmime më të lira .