Tendenca e modës gjate viteve ‘30
Veshjet gjatë vitit 1930 u influencuan kryesisht nga veshjet e artistëve të Hollivudit që i përdornin këto veshje nëpër filma. Trendi i modës nga viti 1930 deri në fund të Luftës së II Botërore, me karakteristikë nga Amerika e Veriut, ishte me supet e e gjera, me mëngë flutur ose në formën e palave, që ishin të përdorshme për të dy sekset. Gjate kësaj periudhe gjetën përdorim të gjerë fibrat artificale të prodhuara nga njeriu, sidomos per veshjet, si dhe filli i mëndafshit për veshjet e brendshme dhe nailoni sintetik, që përdorej për çorapet. Aksesorët gjetën një përdorim të gjerë. Këto zhvillime në thelb amerikane bën jehonë në vende të ndryshme të botës, si në Britani dhe Europë. Ngjyra e diellit u dallua shumë në modë në fillim të viteve 1930. Me këtë ngjyrë filluan të realizoheshin kategoritë e reja të rrobave. Për gratë, fundet e gjatë dhe me linja beli u kthyhen në pozicionin e tyre normal, në përpjekje për të sjellë femrën tradicionale në sytë e modës. Aspektet e tjera të modës nga viti 1920 filluan të eleminohen. Kapelja mbeti më popullore deri rreth vitit 1933, ndërsa flokët e shkurtër ishin një element që u përdor nga shumë gra. Veshjet që u përdorën nëpër filma nga aktorët e Hollyëood-it (hollivudit) ndikuan në shtëpitë e modës së Parisit si burim idesh në veshje të ndryshme. Fustanet me mëngë të gjera gjetën një përdorim të madh në shumë vende të botës. Një veshje që u përdor shumë rreth vitit 1939 ishte ajo e mbretëreshës Elizabeth (një fustan me mëngë të shkurtëra, me doreza të gjata dhe kapele). Modelistja Schiaparelli realizoi ndryshime të rëndësishme në skicën e modeleve. Ajo prezantoi aksesorë, pëlhura sintetike, që përdoreshin për kostume të thjeshta me ngjyra të theksuara, të përshtatura për veshje mbrëmjesh që tronditën botën e modës. Nga viti 1933 prirja drejt supeve të gjera dhe belit të ngushtë u përdor shumë dhe mbeti një element kryesor i modës deri pas luftës. Dizanjatore të tilla si Hartnell Norman I Britanis, bëri disa ndryshime të buta në veshje, me mëngët e fryra dhe të lirshme, funde me gjatësi normale të përshtatura për një figurë femërore. Kombinimi i ngjyrave bardhë e zi ishte një element i rëndësishëm i modës në shtëpitë e modës në Paris. Kthesa femërore u vu në pah nga mezi i viteve 1930, përmes përdorimit të prerjes së veshjeve që jepnin të qarta format trupore të femrave. Xhaketat e shkurtëra tip bolero, që ishin të prera deri tek barku dhe me supet e gjëra, u bënë mjaft popullore. Një element tjetër, që u vu re, ishin jakat sipas linjës së qafës, të cilat kishin cepa katror ose të rumbullakosura. Fundet me gjatësi deri nën gju, e cila quhej gjatësi praktike, do të mbetej si stil i veshjeve deri në fund të viteve të luftës. Tendencat e modës, të rëndësishme në këtë periudhë, ishin përfshirja e veshjeve të bëra nga i njëjti material, ashtu si fundet, mantelet dhe pantallonat e gjëra, të cilat kishin shumë pala ose rrudha të mbledhura. Palltot në formën e tufës (me shumë rrudha) ishin shumë në modë në këtë periudhë. Veshjet e adoleshentëve ishin të lirshme. Fundet me material të plotë u bënë shumë popullore për të rinjtë. Një aksesor shumë i rëndësishëm ishin dorezat në këtë periudhë. Veshjet e mbrëmjeve u shoqëruan me doreza të gjata deri në bërryl, ndërsa kostumet e ditës visheshin me doreza të shkurtëra apo gjatësi normale, të bëra me material rrobe apo lëkure.
Për meshkujt efekti më i dukshme iishte se gama e ngjyrave u ul. Ngjyra të ndritëshme, të njohura ne 1920 dolën jashtë modës. Nga fillimi i viteve 1930 veshjet e meshkujve u bënë më të buta dhe të përshtatshme për t’u qepur, sesa kostumet e gjeneratës së mëparëshme. Pëlhurat që u përdorën ishin ekstra me shpatulla te gjera, me mbushje te lehta, nje bel paksa me rrudha dhe të kapur mbrapa, me mëngë të plota, të kthyera në doreza, ka rezultuar si një figurë e një njeriu të zgjeruar. Pantallonat ishin të dreja, të gjera dhe u bënë me kapak në fund, (masheta) për herë të parë, rreth vitit 1935. Kjo veshje e re u miratua me entuziazëm dhe nga yjet e Hollyëood-it. Pantallonat e burrave, si tip kilotash, që ishin kryesisht veshje sportive, rreth vitit 1920 u zëvendësuan me pantallonat normale, si ato që u përshkruan më lart. Aksesorët në veshjet e burrave ishin një tjetër element i rëndësishëm. Kapelja më e zakonshme e kësaj periudhe ishte tip fedora e vendosur në një kënd skic mbi një sy. Këmishat ishin me jaka të gjera, me material me forma gjeometrike, duke përfshirë vijat dhe katrorët.
Vitet 30-të janë karakterizuar nga një krizë ekonomike e përgjithshme në botë .Stili i jetesës u kushtëzua nga kjo krizë ekonomike, duke ulur shumë edhe zhvillimin e kinemasë. Në këtë mënyrë jetese gruaja duhet t’i përkushtohej familjes dhe shtëpisë, e dominuar nga i shoqi. Stili i jetesës në Itali u kushtëzua shumë nga regjimi fashist, duke refuzuar shumë bashkëpunimin me jashtë. Bordi italian ishte kundër luftës për luks, e cila konsiderohej si morale. Stilistët e kohës për momentin ishin COCO CHANEL dhe ELSA SCHIA PARELLI. Veshjes femërore i’u bënë modifikime të ndryshme të rëndësishme, duke bërë që veshjeve t’iu dukeshin më mirë linjat, mëngët ishin më të zgjeruara deri tek bërryli, ndërsa fundet ishin të puthitura, të mbyllura deri tek vithet dhe kapeshin me pala të gjëra. Në figurën femërore u theksuan më shumë shpatullat dhe vithet, gjë që nxirte më në pah figurën femërore. Veshjet e mbrëmjeve, fustanet, kishin një stil tërësisht të bardhë, me atllas. Veshjet sportive dhe veshjet e plazhit u paraqitën me pjesë provokuese. Gjatë dimrit visheshin palltot kryesisht me materiale leshi, të ngrohta. Megjithëse ishte periudhë krize ekonomike, aksesorët si dorezat dhe kapelet vazhdonin të ishin në modë. Një rol të madh për zhvillimin e modës gjatë kësaj periudhe kanë luajtur filmat dhe shtëpitë e modës në Evropë dhe Amerikë. Tendencat e modës së filmave ishin kostumet, që ishin funde deri tek kupa e gjurit dhe xhaketa të shkurta të prera në bel e të puthitura pas trupit. Një veshje tjetër, që u përdor nga Mretëresha e Anglisë (fustan me mëngë të shkurtëra me doreza të gjata dhe një kapele ) u përdor shumë gjatë kësaj kohe. Këto ndryshime bënë që skica e modeleve të veshjeve të ishin më të buta, të qarta dhe të përcaktuara mirë. Zbulimi nga njeriu i fibrave artificiale, si dhe përdorimi i tyre, bëri të mundur shtimin e gamës së materialeve për veshje. Për veshjet e brendëshme gjetën përdorim të gjerë fibrat sintetike, të cilat kishin një kosto të ulët prodhimi. Një element i rëndësishëm, që i’u shtua veshjeve gjatë kësaj periudhe, ishte dhe përdorimi i trikove, që vazhdoi të përdorej deri në vitet ’50. Ky ishte ndoshta stili i parë dhe më i rëndësishëm i veshjeve për të rinj. Një element i rëndësishëm i zhvillimit të modës dhe shumëllojshmërisë së saj ishte hapja e dyqaneve me pakicë që bëri të mundur ndikimin e shtimit të veshjeve tek femrat.
Materialet dhe prerjet e përdorura këtë periudhë
Kthesa femërore në veshje u vu re gjatë kësaj periudhe. Veshjet pësuan një revolucion si në model ashtu edhe në materiale. Vitet 30-të sjellin një elegancë të përkryer të veshjeve, si nga materiali, prerjet apo ngjyrat e përdorura. Fustanet e ditës filluan të visheshin me gjatësi në mes të pulpës. Ato ishin të drejta, fluide dhe të shtrënguara pas trupit me një rrip. Supet e fustaneve ishin të gjërë e të drejtë, me mëngë të fryra. Në mbrëmje përdoreshin fustane të punuara me shumë fantazi si: të gjata, pas trupit e me prerje tërthore, me një dekolte të thellë në kurriz e të shoqëruara me kapele të vogël tip argëtuese. Dorezat ishin ”jashtëzakonisht të rëndësishme” në këtë periudhë. Gjatësia e dorezave të ditës ishte normale kurse dorezat që përdoreshin në mbrëmje kishin gjatësi deri tek bërryli. Materiali i tyre ishte prej tekstili apo lëkure. Prodhuesit dhe shitësit futën aksesorë, si kapele, këpucë, doreza, apo doreza dhe shall, shpesh në ngjyra të theksuara. Fundet u bënë me gjatësi normale dhe me linja të theksuara në bel, duke sjellë përsëri femrën tradicionale. Fundet shoqëroheshin me xhaketa të shkurtëra, të prera në pjesën e belit, me supe katrorë, të gjërë dhe me mëngë flutur. Materiali që përdorej për veshjet e mbrëmjeve ishte i njëjtë që të jepte përshtypjen e kostumit. Ngjyrat, që përdoreshin në kostumet e mbrëmjeve, ishin kryesisht bardhë e zi. Tendencë tjetër e modës, e rëndësishme në këtë periudhë, ishte futja e ansamblit (përputhej materiali i fundit me mantelin, apo pantallonit me pallton). Palltot e gjëra ishin në modë në këtë periudhë. Format e kapeleve ishin të ndryshme dhe të shumëllojshme (simetrike apo asimetrike). Veshjet e burrave nuk pësuan shumë ndryshjme të rëndësishme. Pantallonat ishin të kthyera në fund (masheta) dhe xhaketa ishte dyshe (dopiopet) në pjesën e kraharorit. Në mbrëmje visheshin xhaketa me bisht (frak), këmisha me jaka, me koll dhe papion. Edhe veshjet sportive ishin shumë të përdorëshme gjatë kësaj periudhe, të tilla si pantallonat e shkurtra, të lidhura poshtë gjurit.