FOLKLORISTIKA
✤ Shkenca që studion folklorin (shih). Fillesat e interesimit për traditat popullore shqiptare duken që në veprat e shkrimtarëve të vjetër si F.Bardhi etj. Në pjesën e parë të shek. XVIII, me sa duket, i pari që nisi mbledhjen e folklorit ishte shkrimtari Nikollë Filja (një dorëshkrim me 18 këngë i v.1737), që u pasua nga një varg folkloristësh arbëreshë, si Darenjtë, V.Dorsa, Dh.Kamarda dhe më i shquari ndër ta J.De Rada, që botoi më 1866 përmbledhjen më të plotë të folklorit arbëresh «Rapsodi të një poeme shqiptare» (shih). Interesimi deri diku sistematik për folklorin shqiptar zë fill gjatë lëvizjes kombëtare, nga mesi i shek.XIX, kur edhe në Evropë e Ballkan kishin marrë zhvillim idetë e romantizmit për njohjen e kulturave kombëtare. Ndër rilindësit si Z. Jubani, S.Dine eti. shquhet Th.Mitkoja me përmbledhjen e njohur «Bleta shqiptare» (shih). Lëndë folklorike mblodhën edhe studiues të huaj: J.LIan, Rainhold, A.Dozon, H.Pedersen, M.Lamberc. Interesimi në këtë etapë u përqendrua kryesisht në mbledhjen e folklorit letrar. Doli në dritë një letërsi popullore pothuajse e panjohur gjer atëherë në Evropë, që ndihmoi edhe për afirmimin e popullit shqiptar, të kulturës e të traditave të tij, që ishte edhe një nga pikësynimet e Rilindjes. Pas Pavarësisë (1912-1939) studiues e sidomos arsimtarë të fshatrave iu vunë me pasion mbledhjes së lëndës folklorike, që u botua në serinë prej 15 vëllimesh «Visaret e kombit» (1837-1944), në «Zana popullore» (1933), «Përralla kombëtare» (1942) etj.
Pas fitores së revolucionit popullor F. shqiptare u vu mbi baza të reja shkencore e metodologjike, e orientuar nga mësimet e Partisë dhe të sh.Enver Hoxha për zhvillimin e folklorit, në kushtet e reja të shoqërisë socialiste. Pranë Institutit të Shkencave u ngrit një bërthamë e Folklorit letrar (1947), që ndërmori një punë të gjerë për mbledhjen e folklorit tradicional dhe të krijimeve të reja në tërë vendin. Me krijimin e Institutit të Folklorit (1960), kërkimet në terren përfshinë edhe pasuritë etnomuzikore dhe etnokoreografike. Një hap i ri u bë me formimin e Institutit të Kulturës Popullore (1979), duke zbatuar metoda shkencore të kërkimeve folklorike komplekse. Organizohen rregullisht ekspedita. U ngrit Arkivi i Folklorit, që dha mundësinë për të kaluar në botimin e një korpusi të plotë shumëvëllimësh, që do të jetë, në tërësinë e tij, enciklopedia e trashëgimisë folklorike shqiptare. Janë botuar 21 vëllime të grupuara në 5 seri. Një arritje e rëndësishme për F. shqiptare është edhe botimi i pasurive etnomuzikore dhe etnokoreografike: 11 vëllime me folklor muzikor (rreth 1000 melodi polifonike, homofonike ‘dhe instrumentale në bazë të principeve gjinore), si edhe 5 vëllime nga folklori koreografik, ndër to korpusi i veglave muzikore popullore dhe korpusi i pasurive etnokoreografike përgatitur vitet e fundit.
Në fushën e studimeve gjatë kësaj etape janë ndënnarrë punirne për pasuritë e folklorit letrar, muzikor e koreografik, për ligjësitë e zhvillimit të tyre, konceptimin artistik popullor të ngjarjeve të jetës kombëtare, karakterin klasor të folklorit, zhvillimin e tij dialektik në kushtet e reja të ndërtimit të shoqërisë socialiste etj. Ka nisur pëimbledhj a studimore me titull «Çështje të folklorit shqiptar». Ndihmesë kanë dhënë: Z.Sako, A.Uçi, Q.Haxhihasani, J.Panajoti.K.Harito, etj. Mjaft botime dhe studime janë bërë nga folkloristët kosovarë, si A.Çeta, D.Shala, F.Syla etj. Për t’u përmendur janë 8 vëllime me folklor letrar të botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, seria prej 10 vëllimesh «Folklor muzikor shqiptar» etj. Ka një gjallërim të punës rne folklorin arbëresh, me botime të Ll.Perone etj.(Q.H.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Folkloristika