Bimët fanerogame Bimët fanerogame janë bimët më të evoluara, me një fjalë bimët e larta. Këto bimë ndodhen në pjesën e sipërme të pemës gjenealogjike të bimëve. Janë bimë me lule, prandaj dhe natyralisti suedez Karl Lineu i quajti bimë fanerogame, që do të thotë “bimë me martesë të dukshme”. Në fakt, proceset e riprodhimit të këtyre bimëve ndodhin te lulet, që janë pjesa më e dukshme e tyre. Këto bimë ndahen në dy grupe të mëdha: në atë të gjimnospermeve ose të farëzhveshurave, në të cilën hyjnë bimët që kanë kërcell drusor, dhe në atë të angjiospermeve ose farëveshurave, që i kanë farat të grumbulluara në pjesën e brendshme të një vezoreje. Në këtë grup hyjnë bimët barishtore, por edhe ato bimë drusore që i kanë farat të mbyllura në një vezore. Bimët me lule u shfaqën të fundit në tokë, por ato u përhapën shumë shpejt në të gjithë sipërfaqen e tokës. Sot këto bimë, për nga numri, ua kalojnë të gjitha llojeve të bimëve të tjera të marra së bashku.