FONETIKA DHE GRAMATIKA E GJUHËS SË SOTME LETRARE SHQIPE


FONETIKA DHE GRAMATIKA E GJUHËS SË SOTME LETRARE SHQIPE
✤ Gramatikë shkencore normative e gjuhës se sotme Ietrare shqipe që shërben edh® si tekst mësimor për shkollat e larta. Është hartuar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të RPSSH në tre vëllime nga një kolektiv autorësh, nën drejtimin e një redaksie të përgjithshme të përbërë nga

M.Domi (kryeredaktor), Sh.Demiraj, A.Dodi, J.Gjinari (sekretar shkencor). Është e para vepër përgjithësuese që paraqet në mënyrë të plotë e të thelluar shkencore strukturën gramatikore të gjuhës së sotme letrare shqipe, të shkruar e të folur; jep rregullat e ndërtimit e të përdorimit të mjeteve gjuhësore letrare, shoqëruar me karakteristikat stilistike përkatëse.

Vëllimi I, Fonetika (1984) jep sistemin fonetik të shqipes së sotme letrare, trajton anë të ndërtimit tingullor të gjuhës, me të cilat formohen njësitë e kuptimshme të shqipes letrare: sistemin fonemor, theksiri, intonacionin dhe ligjet fonetike që veprojnë brenda shqipes së sotme letrare. Në të vështrohen gjerë edhe drejtshkrimi e drejtshqiptimi i shqipes së sotme letrare.

Vëllimi II, Morfologjia (1976), jep sistemin morfologjik të shqipes së sotme letrare. Përfshin edhe fjalëformimin, parashtron ligjësoritë e formimit të fjalëve në gjuhën shqipe. Trajtohen gjerësisht dhjetë pjesët e ligjëratës, karakteristike për gjuhën shqipe, kategoritë leksiko-gramatikore, dhe paradigmat e tyre. Vëllimi III, Sintaksa, studion ndërtimet, lidhjet e marrëdhëniet e njësive më të mëdha se fjala, analizon sintaksën e fjalisë dhe të periudhës, jep rregullat e ndërtimit e të funksionimit të tyre në gjuhën e sotme shqipe. Kjo vepër mbështetet në një kartotekë të gjërë me lëndë që nga Rilindja e _ këtej dhe nga stile e gjini të ndryshme dhe në një bibliografi të pasur.

(A.Dh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fonetika Dhe Gramatika E Gjuhës Së Sotme Letrare Shqipe


[cite]