FORCAT E KUFIRIT
✤ Pjesë përbërëse e Forcav; të Ministrisë së Punëve të Brendshme. U krijusn më 25.4.1945. Kanë për detyrë ruajtjen e kufijvs shtetërorë nga shkelës të ndryshëm, spiunë, diversantë dhe nga armiq të tjerë; për mbrojtjer e kufijve në rast agresioni si dhe mbrojtjen t banorëve të zonës kufitare dhe të pasurisë s; tyre nga çdo veprimtari armiqësore e keqbërëse.
Në vitet 1945-1948 F. e K. përballuan me trimëri provokacionet dhe veprimtarinë tjetër armiqësore të zhvilluar nëpërmjet kufijve shtetërort nga monarko-fashistët grekë, neofashistët italiane dhe shtetet e tjera imperialiste. Pas vitit 1948 _ rrit së tepërmi veprimtaria e titistëve jugosllavë. Vetëm në vitet 1949-1954 F. e K. përballuan 233provokacione të armiqve të ndryshëm, vranë 1K diversantë e shkelës dhe kapën 964 të tjerë. NI provokacionet e monarko-fashistëve grekë të gushtit 1949 (shih), F. e ^K. zhvilluan luftime të ashpra me forcat e armikpt dhe bënë të dështojnë qëllimet e tij. Edhe në vitet e mëvonshme, F. e K. janë ndeshur e kanë përballuar me sukses një veprimtari ,të gjerë e të egër armiqësore që kar; zhvilluar armiqtë e jashtëm e të brendshëm nëpërmjet kufijve shtetërorë. Në realizimin e detyrave të tyre F. e K. mbështeten fuqimisht nga populli. Ato janë forcuar e pajisur me gjithçka të nevojshme për të kryer me nder detyrat për mbrojtjen e Atdheut Socialist. ‘
(A.Z.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Forcat E Kufirit