Bakteret Bakteret ndodhen kudo: në ajër, në ujë, në tokë, në trupin tonë dhe në atë të të gjitha kafshëve, të buta e të egra. Në një metër katror tokë, gjenden me miliona baktere. Shumica e baktereve jetojnë në prani të oksigjenit të atmosferës, por ka edhe disa lloje bakteresh që e durojnë fare pak ose që nuk mund të jetojnë fare në prani të tij. Bakteret janë qenie të gjalla mikroskopike. Madhësia e tyre matet me mikronë. Disa baktere janë aq të vogla, saqë duhen më tepër se 10 mijë prej tyre, të rreshtuara njëri pas tjetrit, për të arritur gjatësinë 1 cm.
Çdo bakter përbëhet nga një qelizë e vetme. Në disa raste;: disa baktere rreshtohen në mënyrë të rregullt dhe formojnë një zinxhir të shkurtër. Kështu ndodh, p.sh., te streptokokët ose te streptobakteret. Kur bakteret vendosën dy e nga dy, emërtohen diplokokë, ndërsa kur vendosen në trajtën e një vile rrushi, quhen stafilokokë. Bakteret, këto organizma të vogla, kryejnë funksione tepër të rëndësishme. Në të vërtetë, bakteret janë ato që shkaktojnë proceset e fermentimit, kalbëzimin dhe shpërbërjen e lëndëve organike, që ngulitin gazet e atmosferës në lëndët organike të bimëve, që pasurojnë tokën me azot e lëndë të tjera. Në kohët e para, kur u zbuluan bakteret, mendohej gabimisht se bakteret janë vetëm të dëmshme. Por ma pas u zbulua se një pjesë e tyre janë shkaktarët e shumë proceseve jetësore dhe, pra, të domosdoshme për jetesën e shumë organizmave të gjallë.