Bimët pa klorofil              Pjesa dërrmuese e bimëve kanë ngjyrë të gjelbër, që ua jep klorofili që përmbajnë. Por në natyrë rriten edhe bimë që nuk përmbajnë klorofil. Këtyre bimëve u mungon ngjyra e gjelbër. Dhe jo vetëm kaq. Këto bimë, meqë nuk kanë klorofil, nuk janë në gjendje që të kryejnë edhe procesin e fotosintezës, pra nuk janë të afta që të shndërrojnë lëndët minerale në lëndë organike. Prandaj këto bimë. që të jetojnë, shfrytëzojnë bimë të tjera, bimët e gjelbra, që formojnë lëndë organike.     Bimët pa klorofil jetojnë në kurriz të bimëve të tjera, prandaj quhen bimë parazitare. Disa bimë të tjera, edhe ato pa klorofil, quhen bimë saprofite. Këto bimë dallohen nga bimët parazitare, sepse nuk jetojnë në kurriz të organizmave të tjerë, por ushqehen me lëndë organike të shpërberë me prejardhje shtazore ose bimore. Pjesa më e madhe e bimëve parazitë dhe saprofite përbëhet nga bakteret. dhe kërpudhat.

Në botën e bimëve

[cite]