Bakteret ngulitëse të azotit        Meqë bakteret janë bartës dhe shkaktarë të shumë sëmundjeve, si dhe të kalbëzimit dhe të shpërbërjes së lëndëve organike, janë kundruar në përgjithësi si qenie të dëmshme. Por, ashtu si përmendëm më parë, midis baktereve ka edhe lloje të atilla që qëndrojnë në bazë të disa proceseve të rëndësishme jetësore, pra janë të dobishme. Baktere të dobishme janë, p.sh., bakteret ngulitëse të azotit.              Bakteret ngulitëse të azotit jetojnë në grumbuj të vegjël në rrënjët e disa bimëve bishtajore, si p.sh. në ato të tërfilit, të jonxhës etj. Këto baktere kapin dhe ngulitin azotin e atmosferës, që ndodhet në gjendje të gaztë, dhe ua kalojnë bimëve, që e përdorin për të prodhuar lëndët organike te azotuara. Këto baktere, duke ngulitur azotin e atmosferës, pasurojnë edhe tokat me këtë element kështu që ndikojnë edhe në rritjen e pjellorisë së tokave.

Në botën e bimëve

[cite]