Majatë ose sakaromicetet           Majatë ose sakaromicetet janë qenie bimore njëqelizore, janë kërpudha mikroskopike. Këtë e shpreh edhe emri i tyre: sakaromicet do të thotë kërpudhë sheqeri. Këto qenie jetojnë kryesisht në lëndë sheqerore të tretura dhe shkaktojnë fermentimin e tyre. Gjatë procesit të fermentimit të lëndëve sheqerore, prodhohet dioksid karboni (gaz karbonik) dhe alkool. Janë në fakt këto kërpudha të vogla, sakaromicetet, që shkaktojnë edhe fermentimin e lëngut të frutave të ndryshme. si p.sh. të lëngut të rrushit. Në natyrë, sakaromicetet ndodhen në gjendje të lirë, por njeriu ka arritur tanimë t’i kultivojë ato dhe t’i përdorë për nevojat e tij si, p.sh., për të prodhuar alkool.                Sakaromicetet, ashtu. si edhe bakteret, shtohen me shpejtësi të madhe. Ato shtohen me anën e «gonxhimit». Kjo dukuri qëndron në atë që, mbi një qelizë të rritur formohet një e ngritur e vogël, në formën e një gonxheje. Kjo qelizë e re, që më parë rritet, mbetet e lidhur me qelizën-mëme me anën e një cipe të hollë. Mbi këtë gonxhe të parë formohet më vonë një gonxhe tjetër dhe kështu me radhë. Këto qeliza të reja që formohen mbi qelizën-mëmë, në trajtën e një gonxheje, mund të qëndrojnë të ngjitura pas njëra tjetrës, duke formuar kështu koloni të rreshtuara në mënyrë të rregullt, ose mund të shkëputen dhe të formojnë, gjithsecila për vete, një qelizë të pavarur.

 

Në botën e bimëve

[cite]