FORCAT VULLNETARE TË VETËMBROJTJES POPULLORE
✤ Strukturë e veçantë e F. të A. të RP8 të Shqipërisë e paracaktuar për të ndihmuar Ushtrinë Popullore në veprime luftarake në front, në prapavijat e saj dha në prapavijat e armikut. Gjatë Luftës ANÇ ky organizim nën drejtimin e PKSH mori zhvillim të madh. Pas Konferencës së Pezës, në të gjitha zonat e çliruara u ngritën në çdo fshat të madh ose në çdo dy-tre fshatra të vogla çetat vullnetare territoriale (shih) si formacione të vetëmbrojtjes popullore. Pas formimit të Shtabit të Përgjiths’nëm të UNÇSH në bazë krahine (nga 2-3 çeta territoriale) formehej batalioni territorial (shih). Këto forca popullore të organizuara u quajtën ushtria rezervë nacionalçlirimtare vullnetare.
Pas Çlirimit kjo strukturë u përsos vazhdimisht dhe sot janënjë forcë e rëndësishme luftarake e RPS të Shqipërisë. F.V.V.P. organizohen qysh në kohë paqeje. Në to marrin pjesë të gjithë njerëzit me përbërje shoqërore të shëndoshë, të gjithë meshkujt e moshës paraushtarake (përveç rinisë shkollore) ose të rnoshës pasushtarake, si dhe vajzat e gratë të afta fizikisht. Pjesëmarrja në këto formacione është me baza vullnetare. Struktura organizative e këtyre formacioneve ngrihet mbi baza territoriale qysh në kohë paqeje dhe e tillë mbetet dhe në kohë lufte. Ato stërviten me program të posaçëm për zotërimin e armëve dhe për përvetësimin e taktikës së përgjithshme ushtarake dhe të taktikës së luftës partizane.
(F.D.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Forcat Vullnetare Të Vetëmbrojtjes Popullore