FORMACIONI I LUFTIMIT


FORMACIONI I LUFTIMIT
✤ Rreshtimi i forcave dhe i mjeteve që kryhet për zhvillimin e luftimit. Lindi me daljen e forcave të armatosura dhe është ndryshuar e përmirësuar me zhvillimin e teknikës, armatimit dhe përgatitjes së ushtrisë. Forma e parë e tij (shek.VI p.e.r. në Greqinë e lashtë) ishte falanga. Ushtria ilire jo vetëm shfrytëzoi falangën, por e përsosi atë me formacione origjinale më të vogla e më të manovrueshme se kundërshtari. Në betejën e vitit 359 p.e.r. me Filipin e Maqedonisë, Bardhyli (shih) përdori taktikën e rreshtimit në formë «tulle», që është elementi origjinal i artit ushtarak ilir. Fitorja e ushtrisë ilire në Medion (v.231 p.e.r.) dhe në Finiq (v.230 p.e.r.) ishte rezultat i rreshtimit të ri speria, që sipas burimeve të vjetra ishte paraardhës i manipuiave romake. Në betejat e Pirros në Itali u futën elemente, të reja, si elefantët, të cilët krahas faktorëve të tjerë, luajtën rol për arritjen e fitores.

Studimi i përvojës së F. të L. në Shqipëri tregon për novatorizmin e madh të Skënderbeut (shih). Ai ka përdorur një larmi F.L. në ushtrinë e tij, e cila megjithëse disa herë më e vogël, 1 shkaktoi gjithmonë humbje ushtrisë osmane mcderne të kohës. F. e L. që u përdorën në Betejën e Drinit (shih), në atë të Torviollit (shih), në rrethimet e Krujës (shih) etj., janë origjinale shqiptare. Dukja për herë të parë në Evropë e kalorësisë (shih) së lehtë në ushtrinë shqiptare lejonte ndërtimin e F. të L. me ndërhapësira relativisht të mëdha, duke rritur forcën goditëse të ushtrisë. Në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (shih), ku veprimet me armë përbënin boshtin e lëvizjes kombëtare, F. e L. ndërtoheshin: në mbrojtje zakonisht me një vijë pa parashikuar rezerva të rëndësishme, duke llogaritur shfrytëzimin e mirë të vendit të thyer e malor; në mësymje zbatoheshin formacionet e hapëta.

Në Luftën ANÇ (shih) përdorim të gjerë gjetën F. e L. tipike për taktikën partizane. Në fazën e parë të luftës, ku format kryesore të luftimit ishin sulmi e prita, F. i L. përbëhej nga dy grupe forcash, ai i sulmit mbi objekt dhe i pritës për mbrojtjen e drejtimeve prej nga mund të godiste armiku. Në fazën e dytë repartet e nënrepartet, në varësi nga gjendja, krijonin skalione të para, të dyta, rezerva etj. Zbatim më të gjerë gjetën këto forma në fazën e tretë të luftës.

Forcimi e modernizimi i Ushtrisë Popullore (shih) dhe detyrat e saj në etapën e re diktuan njëkohësisht nevojën e përsosjes së F. të L. Zhvillimi i një lufte popullore (shih) parashikon përdorimin e F. të L. elastik nga të gjitha strukturat e mbrojtjes, lidhur kjo edhe me format e mënyrat e luftës që do të përdorin agresorët. Në ndërtimin e tij mbahet parasysh parimi bazë i Artit Ushtarak të Luftës Popullore (sliih), për të siguruar asgjësimin e sa më shumë forcave armike dhe për të ruajtur forcat e veta. Gjithashtu, duke qenë pjesë e rëndësishme e vendimit të komandës, F. i L. duhet t’i përgjigjet idesë së veprimeve luftarake dhe të sigurojë bashkëveprim e drejtim të pandërprerë gjatë gjithë zhvillimit të luftimit.

(P.R.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Formacioni I Luftimit


[cite]