Fasulja dhe bizelja          Disa bimë perimore i grumbullojnë lëndët ushqyese, që i nevojiten njeriut, në farat e tyre. Bimë të tilla janë, p.sh., fasulja, bizelja, thjerrëza etj. Këto bimë quhen bimë bishtajore, sepse fruti i tyre, brenda të cilit ndodhen farat, ka formën e një bishtaje. Fasulja dhe bizelja janë bimë me vlerë të lartë ushqyese dhe përmbajnë në sasi të lartë, përveç amidonit, edhe proteina. Është për këtë arsye që në kohët e kaluara fasulen e quanin edhe «mishi i fukarasë», ndërsa bizelja edhe sot quhet «mishi i gjelbër».

 

Në botën e bimëve

[cite]