FORMAT E PAGËS
✤ Për shpërblimin e punës përdoren dy forma të pagës: paga me kohë dhe paga me copë. Paga me kohë është shuma e parave që merr punonjësi për punën e kryer brenda një kohe të caktuar (orë, ditë, javë, muaj). Formë e veçantë e pagës me kohë është paga me të cilën shpërblehen edhe punonjësit drejtues administrativë dhe inxhiniero-teknikë. Paga me copë është shuma e parave që merr punonjësi për sasinë e produktit që prodhon ose për operacionet e punës që ai kryen në një njësi të caktuar kohe. Paga me copë mund të jetë individuale ose kolektive.
(V.Mi.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Format E Pagës
[cite]